POLITIKË

“Më ka fyer në rrjetet sociale”, kryetarja e bashkisë Dollani denoncon 39-vjeçarin

14:28 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani, ka denoncuar një 39-vjeçar në polici, pasi pretendon se ky i fundit e ka fyer në mënyrë të vazhdueshme.

E ndërsa nga ana e policisë së Gramshit ka nisur ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 39-vjeçarit E.M., pasi  akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka fyer në rrjetin social “Facebook”, Dollanin.

Policia ka shoqëruar ne komisariat të riut për këtë ngjarje dhe më pas ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tij.

Kryetarja e bashkisë, Dollani ka deklaruar për Panoramën se është zgjedhur nga qytetarët e saj për një qytet me mirëqenie, por duke qenë se rasti ishte i përsëritur, duke e fyer, ajo është detyruar që me këtë rast të merren organet kompetente.

“Nuk mund të duroja fyerjet e një personi pa të drejtë në adresën time””, u shpreh Dollani. Edhe pse nuk pëlqen të komentojë shumë këtë rast, kryetarja e bashkisë pohon se raste të tilla nuk duhet të përsëriten.

Po kështu ka dyshime se  sulmet verbale të 39-vjeçarit në adresë të kryetares së Bashkisë Gramsh mund të kenë lidhje me bindjet politike, ose me ndonjë problem personal të shtetasit E.M.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.