POLITIKË

Pak orë nga skadimi i afatit, Basha s’heq dorë: Kurrë s’është vonë për dialog

19:00 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vetëm pak orë nga skadimi i afatit për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 18 qershorit, Lulzim Basha, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama, për dialog. Së bashku me aleatët lideri i opozitës, përsëriti edhe njëherë faktin se PD nuk heq dorë nga qeveria teknike.

“Ju e dini se vendosmëria dhe qendrat për vlerat e vërteta në jetë është gjithmonë rruga dhe vendimi i duhur, pavarësisht sakrificës. Ndaj dua t’ju falënderoj të gjithëve për kurajon atdhetare që keni dëshmuar këto ditë, në këto javë, për gatishmërinë për të qëndruar së bashku deri në fitore të kauzës tonë. Jemi përballu me shantazhet, me fyerje, me gjuhën e drunjtë të cinizmit të pashpirt qe vendos që interesat e një njeri mbi interesat e shqiptarëve, demokratë e socialistë. Ne i jemi përgjigjur ditë për ditë më këtë monedhën; qëndresën demokratike, qëndresën qytetare për të vendosur për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë ndaj qeverisë.

Muzgu i republikës së vjetër po bie, agimi i një Republike të re po lind. Jemi sot këtu të gjithë bashkë me njëri tjetrin, dhe kemi marrë një përbetim që tejkalon çdo politikë, të çdo koalicioni që është i madh, fisnik sa vetë Atdheu ynë.”, tha Basha. “Ne erdhëm në këtë betejë me një synim, me një premtim; jo t’i ndajmë, por t’i bashkojmë shqiptarët në zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe sot me gojën plotë dhe zemrat plotë, i shoh këtu, të djathë e të majtë, të bashkuar në fitoren e përbashkuar. Kemi kërkuar, ftuar dhe duam dialog, Tashmë ishim në pritje të dialogut. Kurrë nuk është vonë, edhe sot nga ky shesh, ftesa jonë, ftesa ime dhe e juaja është që t’i japim fund kësaj krize.

Është dhe duhet të jetë zgjidhja përmes zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike. Nga ky shesh do i themi jo përçarjes, pasi askush nuk vlen më shumë se shqiptarët. Kjo ëndërr është shumë e madhe për të qëndruar në shpatullat e një personi. Nuk do lejojmë zgjedhje fasadë. Askush nuk e ndal këtë lëvizje, pasi garant janë miliona shqiptarë që duan të marrin në dorë fatin e vendit. Më lejoni në këtë muzg të republikës së vjetër të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë që këtë qëllim të përbashkët. Falënderoj të gjithë faktorët polikë brenda koalicionit tonë si dhe forcat politike që janë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dita e fitores është afër, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.