AKTUALITET

Policia gjen rroba të braktisura në rrugë, dyshohet se janë të vrasësit të Cukut

21:22 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia ka gjetur disa rroba të braktisura pranë postës nr.8 në kryeqytet të cilat dyshohen se i përkasin vrasësit të Cukut. Ky detaj zbulohet dy ditë pas vrasjes së ish-drejtuesit të lartë të policisë. Dyshohet se rrobat e gjetura ngjajnë me ato që kishte veshur vrasësi që u pikas nga kamerat e sigurisë ditën që u ekzekutua Artan Cuku.

Ekspertët po ekzaminojnë rrobat e gjetura për të përcaktuar nëse i përkasin vrasësit të Cukut për të dal në një përfundim. 42-vjeçari është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen së shtunës në rrugën e “Kosovarëve”, në Tiranë. Policia ka vënë në dispozicion shumen e 30 milione lekeve te vjetra per kedo qe ka informacion rreth kesaj ngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.