Kryesore

PS zyrtarizon kandidatin për kryetar bashkie të Kavajës, ja kush është (PD bën protestë)

14:32 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Partia Socialiste ka zyrtarizuar sot kandidatin kryesor për zgjedhjet në Kavajë, në një kohë që ka mbetur afro 1 muaj nga data e zgjedhjeve.

Kështu, Klodian Shehi, nënkryetari aktual i Bashkisë Kavajë, është shpallur zyrtarisht si kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak të Kavajës, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 maj.

Ai njihet si një nga bashkëpunëtorët më të afër të ish-kryetarit, Elvis Rroshi.

Shehi do të garojë për vendin e lënë bosh nga ish-kryebashkiaku socialist Elvis Rroshi, që e rrëzoi nga posti ligji i dekriminalizimit.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë konfirmuar në mbledhjen e sotme qëndrimin zyrtar të tyre për mosregjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas kreut të opozitës Lulzim Basha, ky vendim do të qëndrojë deri në arritjen e një pakti politik për krijimin e qeverisë teknike që do të sigurojë zgjedhje të lira.

Veç kësaj, e koalicioni opozitar do të ngrihet në një protestë masive kombëtare në Kavajë, pikërisht në ditën e zgjedhjeve për kryebashkiakun e Kavajës.

Nga ana tjetër,  Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë pjesë e këtij procesi zgjedhor vetëm përmes anëtarëve të KZAZ-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.