POLITIKË

Rama: Jam i interesuar për president konsensual, por jam takuar me Nanon!

22:13 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri duket se është gati të pranojë një president konsensual me opozitën. Gjatë intervistës në “5 pyetje nga Babaramo”, Rama la të kuptohet se ishte gati të negocionte me opozitën për një president konsensual, por nuk ishte i gatshëm të binte në konensus për shtyrjen e zgjedhjeve dhe për lënien e pushtetit.

Babaramo: A jeni i gatshëm të gjeni konsensusin për një president konsensual?

Rama: Me ty negociator?

Babaramo: Tani nëse doni të flisni kështu me batuta…

Rama: Duhet ta dëgjoj nga ato, që të them se ça mendoj. Unë për president konsensual jam shumë i interesuar, por duhet të ketë konsensus.

Babaramo: Kjo është për opozitën?

Rama: Jo kjo është për ty, kur të ulem me opozitën do flas me opozitën.

I pyetur nëse Fatos Nano është një prej kandidatëve për president, Edi Rama ka shmangur një përgjigje direkte, por ka pranuar se ka pasur një takim me Fatos Nanon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.