BOTA

Rusia dhe Irani bëhen bashkë: Sulm kundër SHBA-së nëse e kalon ‘vijën e kuqe’ me Sirinë  

09:07 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Forcat ruse dhe ato iraniane kanë paralajmëruat presidentin e SHBA-së, Donald Trump se do të hakmerren me veprime ushtarake, nëse ai vazhdon sulmet ajrore kundër Assadit në Siri.

Në një kërcënim zyrtar që rrit mundësinë e luftës, Putin dhe Rouhani thanë se presidenti amerikan kishte kaluar “vijën e kuqe”, e bombardimet e tij të papritura me raketa kundër forcave të Bashar al-Assad.

“Nga tani e tutje ne do t’i përgjigjemi me forcë çdo shkelje të vijave të kuqe dhe Amerika e di mirë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur”, tha një nga shefat ushtarakë që në një deklarata të përbashkët me grupin militant Hezbollah.

Ambasada ruse në Londër tha se duhet të përgatitemi për luftë të vërtetë, nëse Moska paraqit një ultimatum mbi Sirinë.

Por me gjithë kërcënimet, Trump vazhdoi axhendën e tij në fushat e golfit në Palm Beach të Floridas. Kjo është vizita e tij e 16 që Trump i bën fushave të golfit që kur u bë President, edhe pse gjatë fushatës zgjedhore, ai tha se ndoshta nuk do të luante më për shkak se do ishte i zënë me punë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.