Kryesore

Si e shpjegon Edi Rama propozimin e Ilir Metës për të lënë mandatet e ministrave

21:48 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kujdesi nuk është kurrë i tepërt kur flitet për Ilir Metën këto ditë. Situata është delikate dhe një fjalë e tepërt mund të përmbysë ekuilibrin politik. Ndaj Edi Rama nuk e ka ngacmuar më shumë aleatin e tij, në intervistën që dha për “5 pyetje nga Babaramo”. Ka zgjedhur me kujdes fjalët për të shpjeguar qëndrimin e Ilir Metës, që përditë e më shumë ngjan me një parti opozitare.

“Është një përpjekje e tij për të dhënë një kontribut siç e mendon ai, për të qetësuar një situatë, që për Ilir Metën është një krizë e politiëks, ndërsa për mua është krizë e Partisë Demokratike. Ai ka hedhur një tezë që unë nuk jam dakort, sepse ideja për të lënë ministritë është të lëmë përgjegjësitë, të lëmë detyrën që nuk e kemi nga Partia Demokratike, e kemi nga ato që na kanë votuar dhe t’i hapim rrugë, një procesi që vetëm stabilitet nuk ka më dhe vetëm për shtet nuk mund të flitet”.

Kryeministri nuk preferon ta lexojë qëndrimin e LSI si një tradhëti ndaj Partisë Socialiste. Përkundrazi, duke iu kundërvënë zërave brenda partisë së tij, Rama thotë se qëndrimi i Ilir Metës është komplementar me atë të PS.

“Të thuash “ne po ikim” që t’i japim një mundësi zgjidhjes është ta komplikosh situatën, por unë nuk dua të besoj se kjo është e qëllimshme për të komplikuar situatën. Dua të besoj se është në filozofinë dhe në profilin e Ilir Metës, ky qëndrim i ndryshëm nga ai i PS” u shpreh Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.