BOTA

Të shtëna me armë në një shkollë në Kaliforni, 4 të vdekur

20:37 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një sulm me armë ka tronditur SHBA-në. Të paktën katër persona, duke përfshirë një mësuese e dy nxënës, janë qëlluar me armë zjarri këtë të hënë në një shkollë fillore në jug të Kalifornisë, SHBA. Fill pas sulmit, autori ka qëlluar veten.

Shkolla “North Park” në qytetin e San Bernardino është mbyllur pas të shtënave që ndodhën në një klasë. Të plagosurit janë transportuar në spital, ka njoftuar policia. Të shtënat janë shënuar pak pas orës 10:30 të paradites, me orën lokale.

Maria Garcia, nga departamenti i policisë së San Bernardino-s ka thënë për mediat amerikane se situata është vënë nën kontroll. Ajo konfirmoi se, tre persona, dy nxënës dhe një mësuese janë plagosur, duke shtuar se edhe sulmuesi është plagosur gjithashtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.