AKTUALITET

Tentoi të vrasë me thikë 34 vjeçaren, arrestohet pas 4 ditësh Mario Spahiu

16:52 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Durrësit vuri në pranga një 33 vjeçar pasi më datë 6 prill ka tentuar të vrasë me thikë një shtetase në hyrje të pallatit ku jetonte. Në pranga u vu shtetasi Mario Spahiu, banues në qytetin bregdetar.

Njoftimi i Policisë

“Spahiu, më datë 06.04.2017, rreth orës  21:50, në lagjen Nr.17, Durrës për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me thikë, duke e goditur në trup shtetasen S.V. 34 vjeçe”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me paramendim”e mbetur në tentative dhe”Prodhimi, mabjtja, blerja aspo shitja pa leje e armëve të ftohta”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.