POLITIKË

Topi: FRD-ja do të hyjë në zgjedhje, por kam respekt për kauzën e opozitës

13:25 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i FRD-së, Bamir Topi ka deklaruar sot se ka respekt për kauzën e opozitës por  do jetë pjesë e proçesit zgjedhor në 18 qershor, ndërsa ka përshkruar me shqetësim situatën aktuale politike në vend.

Sipas tij, termat “qeveri teknike” e “qeveri besimi” të lakuara së fundmi i ka dëgjuar, por vetëm besim mes tyre nuk ka.

“I kam dëgjuar termat “qeveri teknike” e “qeveri besimi”. Mendoj se është çështje emërtimi, por ajo që nuk konstatoj sot në asnjë element të kësaj marrëdhënie është besimi, nuk e shikoj besimin askund. Kredibiliteti ka rënë mes mazhorancës e opozitës, brenda mazhorancës, brenda kuvendit dhe presidencës, qeverisë, komisioneve parlamentare  etj.. Kam respekt për kauzën e opozitës dhe kërkojmë reformimin e Kodit Zgjedhor”, është shprehur Topi në një konferencë për mediat.

Topi shtoi se zgjidhjen e situatës e pret nga institucionet e Shqipërisë dhe jo vetëm me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar. “Jemi bërë gazi i botës”, tha kreu i FRD-së, lidhur me këtë çështje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.