Kryesore

Vangjush Dako shpërthen kundër Ben Blushit: Je një kuçkë që nuk e ke shoqen!

20:56 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako duket se është acaruar vërtet me Ben Blushin, që sot ka pasur një takim në Durrës me anëtarët e partisë së tij. Dako ka shpërthyer me fjalor banal, në sharje dhe ofendime për Ben Blushin, të cilit i ka kujtuar kohët kur ky i kërkonte tendera duke bërë sekserin për njërin apo tjetrin biznesmen. Sot që Ben Blushi e ka akuzuar mes qytetarëve të Durrësit, Vangjush Dako nuk është përmbajtur më.

STATUSI I VANGJUSH DAKOS NË FACEBOOK

“Qenke marre prape me mua sot me gjuhen e Sali Berishes! Po Saliu te pakten e ka nje taban e do s’e do. Kurse kjo puna jote ne gjuhen popullore quhet pune kuckash! Ti je nje kucke profesioniste me nje pamje prej mashtruesi firmato.

Po ti nuk mashtron dot asnje socialist se ata te njohin cfare malli je! Me vjen per te vjelle sa here flet se me kujtohet si me lepiheshe per te marre tendera! Apo nuk te kujtohet kur vije dhe me thoshe jepja tenderin X-it apo Y-it se rregullohemi bashke?! Ti je nje sekser i semure per leke qe ben sikur je shkrimtar! Kete se di vetem une po dhe te tjere qe edhe sot u rri neper dyer per te kap ndonje lek si sekser! Kjo politike prej kucke qe ti ke bere gjithmone eshte natyra jote e vertete. Prandaj s’te doli asnje dite e keqja qe s’u bere dot minister i Edi Rames. Ju qepe Edi Rames me gure ne traste dhe thoshe pa pike turpi po ne te tjeret ku do hame!!!

Mua me je qepur me gure ne traste qekur ta kam thene cope publikisht se ti je qesharak si Grida. Po ne fakt edhe Griden eshte gjynaf ta krahasosh me ty! Ti je nje kucke qe nuk e ke as shoqen as shokun. Megjithate jam shume i gezuar qe me ne fund do matesh me vote me mua. Shume shpejt do vije 18 qershori dhe do ta shohesh vete cfare respekti kane durrsaket per nje mashtrues firmato si puna jote!”

Gjatë ditës, në Durrës, Ben Blushi ka folur para simpatizantëve të LIBRA-s, për Vangjush Dakon duke e akuzuar për kriminalizimin e Durrësit dhe si një njeri të korruptuar.

“Durrësi ka shumë arsye t’i bashkohet LIBRES. Alternativa e PD nuk i rrëzon dot njerëz si Vangjush Dako, kurse LIBRA jo vetëm i rrëzon, por edhe i çon aty ku e kanë vendin, në duart e drejtësisë. Nuk mund të ketë drejtësi në Shqipëri, nuk mund të ketë Veting me njerëz si Vangjush Dako. Kush e beson se Edi Rama e do drejtësinë kur ai rri gjithë ditën me Vangjush Dakon” është shprehur Blushi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.