AKTUALITET

Vihet në pranga 46-vjeçari pas 12 vitesh, vrau fqinjin e tij për motive pronësie

09:29 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vihet ne pranga 46-vjeçari, i cili rezulton të jetë i dënuar me 17 vite burg, për një vrasje e ndodhur në vitin 1995. Pas 17 vitesh policia ka finalizuar me sukses operacionin për kapjen e tij.

Arrestimi i Vladimir Kamberaj, u bë në orët ë mëngjesit të ditës së djeshme në dalje të qytetit të Vlorës.

Kameberaj kërkohej nga policia pasi ne 19- Nëntorë të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku  ka vrarë me “koster” fqinjin e tij, shtetasin D.B. për motive pronësisë.

Si Po kryhen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.

pas informacioneve te policisë 46-vjeçari ka përdorur dhe edhe identitet tjetër si : Arqile Muçi.

Po kryhen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.

 

Njoftimi i policisë

Policia ka finalizuar me sukses Operacionin për kapjen e një shtetasi në kërkim për “Vrasje”.

Autor i një ngjarje të ndodhur në vitin 1995, për të cilën është dënuar me 17 vite burg.

Arrestohet shtetasi:

Vladimir Kamberaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në dalje të qytetit të Vlorës.

Ky shtetas kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 Nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka kryer veprën penale të “Vrasjes” pasi ka vrarë me “koster” fqinjin e tij, shtetasin D.B., për motive pronësie.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare, ka perdorur edhe identitetin tjetër si: Arqile Muçi.

Po kryhen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.