AKTUALITET

Zbardhet dëshmia e Bashkim Brahimajt: Ja si e zbulova eksplozivin

11:13 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Është zbardhur dëshmia e Bashkim Brahimajt në polici, sa i përket ngjarjes të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku makinës së tij iu vendos eksploziv.

44-vjeçari mësohet të ketë thënë se sot kishte planifikuar të udhëtonte me një makinë tjetër, por ka konstatuar se asaj i ishte çarë goma.

Ermal Brahimaj ose Bashkim Brahimaj ka thënë përpara policisë se ka shkuar dhe ka parë kamerat e sigurisë së pallatit, ku aty ka vënë re se në makinën me gomë të çarë ka pasur dy persona, shkruan Oranews.

Më pas, ai ka kontrolluar makinën tjetër, ku edhe ka konstatuar sasinë e tritolit. Menjëherë më tutje ka njoftuar policinë.

Ermal Brahimaj ishte i shoqëruar bashkë me vajzën e tij.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.