Kryesore

3-vjeçarja humb jetën në spital, e ëma: Mjekët më thonin “rri se s’merr vesh ti!”

11:29 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një ngjarje e dhimbshme është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.. Pas lajmit se një vajzë 3-vjeçare humbi jetën në spital pak ditë më parë, e ëma e saj, Anila Derrasa duket se nuk gjen paqe, dhe akuzon mjekët për humbjen e së bijës. Edhe se mban një dhimbje te madhe në zemrën e saj, ajo shprehet se “Do te luftojë deri në fund për të vënë drejtësi. E kam gjithmonë para syve momentin kur vajza me këputet direkt duke humbur vetëdijen”.

Vajza e Anilës, Iza vdiq në ditën e tretë në spital, por nëna e saj thotë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje e veçantë. Ajo ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen që kur shtroi vajzën në spital, e deri kur ajo ndërroi jetë.

“Infermierja u tregua mizore. I gjithë populli i Beratit është shokuar, se ajo shkoi në spital duke kërcyer e duke qeshur. Unë sa i hoqa termometrin vajzës kishte shumë ftohtë, i hodha xhup e batanije por prapë kishte ftohtë. E çova tek doktoresha, ajo i ngre rrobat dhe thotë: Ka reaksion. E mora vajzën e çoj te dhoma ku bënte serumin dhe ma morën vajzën dhe e çuan në reanimacion. Unë u mbyta në lot dhe shkova ta shoh, lloj- lloj infermieresh vinin aty që unë i thoja shikoni se vajza nuk është mirë, e ato më thonin: ik se nuk merr vesh. Ata nuk iu afruan njëherë te koka. Asnjëherë nuk ishin prezentë tek koka e vajzës. Kur vjen shefi i pavionit ta kontrollojë, vajza u çua dhe kërkoi suko. I ati ia dha, por vajza nuk e pinte dot. U lëshua direkt, i punonte vetëm zemra, dhe vetëm nxirrte djersë. Po të kishin shpëtuar Izën e vogël do bënin një mrekulli, por tre mjekët e infermierët e spitalit të Beratit nuk u përkushtuan sa duhet,” rrëfen e ëma e viktimës.

Ndërkohë për t’iu kundërpërgjigjur asaj që nëna e vajzës thotë, në një lidhje telefonike me emisioni, shefi i pavionit Vladimir Kumaraku ka thënë se e kuptonte dhimbjen e prindërve por mjekët bënë gjithçka ishte e mundur.

“Ne i dhamë ndihmën me të gjitha mundësitë për ta nxjerrë fëmijën nga gjendja por fëmija nuk reagoi. Unë i thashë që ne kemi bërë gjithçka. Jam larguar nga koka e fëmijës kur e pashë se nuk kishim më ç’të bënim,” tha Kumaraku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.