AKTUALITET

Atentat në Shijak, plagoset i riu me armë zjarri

10:20 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak nga një konflikt i çastit

Një person është plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë  B.K, 25 vjeç banues në Shijak. Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, I cili dyshohet se është I. N., 30 vjeç, banues në Shijak.

Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.