AKTUALITET

Atentati në Vlorë për pazare droge? Dëshmitë: Pamë vrasësin kur iku

11:49 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit Elidon Mehmeti janë fokusuar në një hakmarrje të mundshme apo larje të hesapeve për pazare droge.

Policia e Vlorës bëri të ditur se nuk përjashton as pista të tjera, përfshirë këtu edhe ndonjë konflikt të Mehmetit në ditët e fundit.

Por dyshimi në lidhje me larjen e hesapeve ka të bëjë edhe me të kaluarën e 39-vjeçarit. Rezulton se ai është person me precedentë penalë dhe i dënuar më parë në Itali, raporton Panorama.

“Elidon Mehmeti njihet si një person me precedentë kriminalë, i përfshirë në fushën e narkotikëve. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky person është arrestuar në shtetin italian për ‘trafikim të lëndëve narkotike’”, – bëri të ditur policia.

Elidon Mehmeti humbi jetën pas plagëve të rënda që pësoi në një atentat afër banesës së tij në lagjen ‘Pavarësia’, në zonën e Skelës. 39-vjeçari ndodhej në një automjeti tip Ford, kur është qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa në vendngjarje janë gjendur rreth 18 gëzhoja kallashnikovi.

Deri më tani për këtë ngjarje janë shoqëruar tetë persona, me të cilët po punohet për të zbardhur ngjarjen. Por ende nuk ka asnjë të arrestuar apo identifikuar për atentatin ndaj riut. Nga dëshmitë e marra në vendngjarje, dëshmitarët kanë parë autorin të largohet me shpejtësi me një automjet.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Ferras në Fier, shumë pranë Urës së Mifolit, është gjetur duke u djegur një automjet tip BMW, për të cilin policia nuk konfirmoi nëse bëhet fjalë për të njëjtën makinë që kanë përdorur autorët për kryerjen e krimit. 39- vjecari Elidon Mehmeti u ekzekutua me breshëri në zonë e Skelës në Vlorë pak para mesnatës së të dielës.

Mehmeti ndodhej në automjetin e tij tip Ford kur ndaj tij ësnhtë qëlluar me armë zjarri, kallashnikov. Pas atentatit, 39- vjecari ka mundur të lëvizë edhe për rreth 50 metra me automjet, por më pas më pas ka ndalur duke tentuar të kërkojë ndihmë.

Kalimtarët e terrorizuar nga breshëria e armës janë përpjekur ti japin ndihmën e parë. Një autoambulancë mbërriti menjëherë në vend dhe bëri të mundur transportimin e të plagosurit në spital, por ai nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve të shumta që kishte marrë.

Pistat

Pas ngjarjes që tronditi Vlorën, kur u ekzekutua në makinë me 15 plumba kallashnikovi shtetasi Elidon Mehmeti, Policia e Vlorës ka shoqëruar dy persona.

“Panorama” shkruan se ata janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve dhe jo të autorëve të dyshuar për krimin.

Ata kanë dhënë hollësira që mund t’i shërbejnë hetimit për autorët, por ende nuk ka detaje.

Dyshohet për ndonjë konflikt të Mehmetit apo prishje pazaresh me persona të tjerë, pasi sipas burimeve nga grupi i hetimit, 35-vjeçari ka qenë i implikuar më parë me skafet e Vlorës.

Ndërkaq, janë marrë në pyetje disa kalimtarë, të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre për atë çfarë kanë parë. Policia ka bllokuar edhe celularin e viktimës, për të zbardhur thirrjet dhe mesazhet nga ku mund të konstatohet ndonjë kërcënim i mundshëm.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.