POLITIKË

Betimi tek varri i Enver Hoxhës, PKSH: Do të futemi në zgjedhjet e 18 qershorit

18:00 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në 32 vjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës, partia Komuniste e Shqipërisë deklaroi se do të futej në zgjedhjet e 18 qershorit.  Në homazhet që komunistët bënë pranë varrit të Hoxhës, u betuan se do ishin të bashkuar nën logon e PKSH. Kryetari i partisë nëpërmjet një statusi në Facebook, ka pasqyruar homazhet e bëra, duke konfirmuar se do të futeshin në zgjedhje.

Statusi i Muharrem Xhafës

Sot te Varri i shokut Enver Hoxha (11 prill 2017)!

Sot u organizua te Varri i shokut Enver Hoxha nje

ceremoni perkujtimore kushtuar 32 vjetorit te ndarjes se tij nga jeta.

Ishin te pranishem komuniste, veterane, familjeve te deshmoreve, intelektuale dhe emigrante .

Pas vendosjes se kurorave dhe tufave me lule te freskta, Muharrem Xhafa ftoi per te mbajtur fjalen e rastit kryetarin e PKSH, shokun Qemal Cicollari, i cili, pasi foli per jeten, mesimet e vepren revolucionare te shokut Enver, vleresoi faktin qe komunistet ishin te bashkuar ne homazhet e organizuara dhe qe ne zgjedhjet e 18 qershorit 2017 ata do te dalin me nje sigel te vetme, me siglen e PKSH!

Fjala e tij u prit me entusiazem!

Lavdi jetes dhe vepres se shokut Enver Hoxha!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.