BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Mos Mediu po bën batuta për Berishën që ambasadori po qesh?

15:00 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Mos Mediu po bën batuta për Berishën që ambasadori po qesh?





Mos Mediu po bën batuta për Berishën që ambasadori po qesh?
Foto flet qartë, Ambasadori Amerikan në Tiranë ka qeshur me të madhe dhe kjo ka zgjatur për disa minuta. Çfarë t’i ketë thënë Mediu? Duhet të ketë qenë patjetër diçka tepër gazmore përderisa ka shkaktuar gjithë këtë hare tek ambasadori. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Ambasadori Amerikan John L. Withers II kanë qenë së bashku në ambjentet e hotel Sheraton ku është organizuar një ceremoni me rastin e përfundimit të projektit të Asgjësimit të Municioneve të Rënda. Në përfundim të saj ato janë ndodhur tek holli i hotelit duke zhvilluar bashkë një dialog në dukje tepër gazmor. Ministri Mediu diçka mban në duar, dhe nga sa shihet nga amballazhi, mund të bëhet fjalë për ndonjë dhuratë simbolike.


Gjithmonë një ftesë për Erjon Braçen
Gjithmonë është i ftuar në shumë emisione televizive dhe i pranishëm shpesh herë gjëndet edhe në emisionin “Zonë e Lirë”. I pranon gjithmonë ftesat dhe është mjaft korrekt në pjesëmarrje. Paparaci ynë e ka kapur nënkryetarin e grupit kuvendor socialist Erjon Braçe në një nga edicionet e emisionit, teksa ishte duke ngjitur shkallët. Në mënyrë të ngeshme pasi ishte ende në orar, Braçe është përshëndetur edhe nga një mori njerëzish që gjendeshin në korridor apo në shkallët në formë rrethi ndërsa ka vazhduar më tej. Nuk ka harruar të mbajë në dorë, të flasë apo të dërgojë ndonjë mesazh me celularin e tij gjatë rrugës që është duke përshkuar drejt studios nga e cila kanë marrë shkas edhe shumë imitime të tij apo shaka natyrisht dashamirëse në “Portokalli”.


Bregu dhe Kodheli, mike dhe ‘rivale’
Takimi me studentë të Universitetit Europian të Tiranës, ka mbledhur bashkë ministren e Integrimit Majlinda Bregu dhe deputeten e PS Mimi Kodheli. Edhe pse ‘rivale’ nga pikëpamjet politike ndërsa janë takuar, dy politikanet kanë treguar se janë mike. I kanë shtrënguar me dashamirësi dorën njëra-tjetrës duke shkëmbyer fjalë përshëndetëse ku më pas ministrja është larguar disa metra për të mbajtur fjalën e rastit në këtë aktivitet në të cilin është diskutuar në lidhje me forumin ‘Integrimi Europian dhe Demokratizimi’. Dy zonjat njihen në të dyja kampet politike si femra mjaft elegante që një rëndësi të vecantë i kushtojnë edhe veshjeve duke patur parasysh faktin që në çdo rast janë para aparateve fotografike dhe ekraneve televizive.


Sa erdhi në Shqipëri Lohan s’pushon së ngrëni
Axhenda e ditës për të është shumë e ngjeshur aq sa dhe rasti për të darkuar herë-herë nuk i bie në të njëjtin orar. Ambasadori i Këshillit të Europës Lohan, ka qenë i pranishëm në festën e organizuar në ambjentet e “Gambero Rosso” tek liqeni, nga Dogana Shqiptare me rastin e përfundimit të një programi financuar nga Bashkimi Europian. Është dukur i uritur në fakt ndërsa nuk ka nguruar të mbushë pjatën me asortimentet e preferuara. Teksa bisedonte me të pranishmit nuk ka humbur kohë edhe të darkojë. Më shumë atij i pëlqente të shijonte perimet e ziera, ndër to karrotën dhe patatet ku nuk kanë munguar edhe llojet e ndryshme të sallatave. Bisedat e ndërthurura dhe me ngrënien e darkës, janë shoqëruar me trokitjet e herë pas hershme të gotave me verë.

Ky shkrim u botua më 15 dhjetor 2007


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.