BOTA

Donald Trump nënshkruan protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

12:38 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar sot protokollin e anëtarësimit të Malit të zi në NATO. GSH.al shkruan se Podgorica synon anëtarësimin e plotë në muajin maj dhe se priten vetëm “firmat” e Hollandës dhe Spanjës për ta finalizuar krejt procesin.

Miratimi i Trump pason votën e Senatit amerikan i cili me një maxhorancë absolute 97 pro dhe 2 kundër, e miratoi këtë protokoll.

Lajmi i mirë është se administrata amerikane e konfirmon interesin për Ballkanin.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO vlerësohet të jetë me rëndësi gjeostrategjike për Aleancën. Shqipëria dhe Kroacia u ftuan për t’u bërë anëtare të NATO-s në samitin e Bukureshtit në vitin 2008 dhe u bënë anëtare një vit më vonë, me 1 prill, një ditë para samitit që u zhvillua në Strasbourg dhe Kehl. Në këto samite këto dy vende për herë të parë morën pjesë si anëtare të plotfuqishme të NATO-s.

Maqedonia po ashtu që nga viti 2008 i kishte përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e NATO-s, por për shkak të kundërshtimit të Greqisë, nuk mori ftesën për anëtarësim. NATO-ja vazhdon të pohojë se dyert për Maqedoninë mbeten të hapura dhe ajo do të ftohet në NATO sapo të zgjidhet çështja e emrit. Rusia është shprehur kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.