POLITIKË

Edmond Spaho sulmon Fleckenstein: S’ke faj ta kanë bërë shërbimin

22:56 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ku u shpreh se krijimi i një qeverie teknike nuk është i nevojshëm. Spaho shkruan se nuk është i çuditur me atë ç’ka tha sot eurodeputeti  përballë disa gazetarëve shqiptarë.   “Nuk çuditemi që flet kështu. Ta kanë bërë shërbimin. Por edhe ne mos kujto se do ndërrojmë mendje nga çfarë thua ti”, shkruan Spaho.

“Të jesh zgjedhur, dhe të mos shkosh në punë, pushohesh. Nëse je një parlamentar, mund të bësh çfarë të duash, por duhet të punosh. Të shkosh në punë, në Parlament, e sidomos për të votuar Vettingun. Nuk njoh asnjë deputet evropian që të mbështesë bojkotin në çdo vend. Pika e dytë është e lidhur me qeverinë teknike. Vendi sigurisht është i lirë të bëjë çdo lloj zgjedhjeje. Por domosdoshmëria nuk është”, tha më herët Fleckenstein.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.