Tech

Nga dyshimi për vrasjen e babait tek krimi në Durrës, Jurgen Kurti mes luksit dhe dashurisë 5-vjeçare

15:09 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Jurgen Kurti që prej një viti është shndërruar në një emër mjaft të lakuar në mediat shqiptare. Në prill të vitit të shkuar u hetua për vrasje e babait të tij, Artur Kurti. Do të duheshin disa kohë derisa të sqaroheshin rrethanat e vrasjes dhe Jurgeni të fitonte lirinë.

Kunati i viktimës mori përsipër ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e familjes Kurti. Menjëherë sapo fitoi lirinë, djaloshi i njohur në jetën e natës në Tiranë, do t’i rikthehej aktiviteteve të tij, por edhe pasionit për luksin e shfrenuar dhe udhëtimet. Ai vijoi me bizneset e tij, si dhe me menaxhimin e VIP-ave. Jurgen Kurti u rifshaq në media, kur erdhi në Tiranë me ndërmjetësimin e tij, reperi Rick Ross.

Kohët e fundit Jurgen Kurti kalonte më shumë kohë në Durrës, krah partneres. 25-vjeçari që prej 2012 ishte në një marrëdhënie me bukuroshen bjonde. Kohët e fundit çifti kishte zyrtarizuar edhe lidhjen e tyre. Udhëtimet dhe dhuratat e shumta të çiftit shihen edhe në rrjetet sociale. Por krahas lidhjes së konsoliduar tashmë prej 5 vitesh, kohët e fundit 25-vjeçari kishte hapur një biznes në Durrës.

Bëhet fjalë për një investim të madh që Jurgeni kishte bërë në qytetin bregdetar. Piceria që drejtonte ndodhej pranë vendit ku dhe ndodhi vrasja në Durrës. Që pas daljes së tij nga burgu, në rrjetet sociale Jurgeni shfaqej më në formë se kurrë duke udhëtuar shumë së bashku me partneren, apo edhe duke shijuar jetën e natës, në festa të çmendura. Tashmë 25-vjeçari ndodhet për herë të dytë në qeli, i akuzuar për vrasjen e 58-vjeçarit, Agim Arapi. Vrasje e bërë në bashkëpunim me vjehrrin dhe vëllain e këtij të fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.