SPORT

Gjoza ul gjakrat: Erkandi dhe Danieli s’janë kundërshtarë, Kombëtarja jonë u bë objekt diskutimi në Europian

12:57 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, ka zgjedhur të zbusë polemikat mes dy medalistëve.

“Erkandi dhe Danieli nuk janë kundërshtarë, janë rivalë. Pikërisht ky rivalitet i ka çuar në këto rezultate dhe i ka bërë këta medalistë. Dua të them diçka shumë të rëndësishme. Ne, gjatë gjithë aktivitetit në Split, kemi qenë të gjithë bashkë, kemi ngrënë bashkë, kemi udhëtuar bashkë, kemi qëndruar bashkë.

Ekipi shqiptar u bë objekt diskutimi tek të gjitha federatat. Na shihnin të gjithë dhe të gjithë ecnin pas nesh.

Ukraina dhe Polonia na ndiqte pikë pas pike, sepse e dinin që do të ishim të parët. Ne edhe debatet i bëjmë për të ecur përpara. Ne jemi solid si ekip”, u shpreh Gjoza në emisionin “Fair Play” në “News24”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.