Tech

Historitë e komisarëve të ekzekutuar nga krimi në këto 20 vite

14:19 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vrasja e Artan Cukut pak ditë më parë në një zonë të populluar në Tiranë, është e fundit e Komisarëve që janë ekzekutuar nga krimi.

Shumica prej tyre janë zbardhur dhe të akuzuarit janë vënë në pranga.

Të gjitha vrasjet kanë pasur të bëjnë me punën e Komisarëve në luftë ndaj krimit. Policia e Shtetit ka shumë punonjës të vrarë në krye të detyrës, por deri në një nivel të lartë siç ishte Drejtuesi i Parë, Artan Cuku krimi nuk kishte guxuar të shkonte.

Duke përjashtuar vrasjen e Arben Zylyftarit që u qëllua pas shpine gjatë një aksioni policor, të gjithë Komisarët e tjerë janë qëlluar dhe vrarë në prita dhe atentate. Sot kemi renditur disa prej Komisarëve që janë qëlluar nga krimi, duke nisur nga viti 2000, shkruan syri.net.

Komisarët e vrarë nga krimi:

Drejtues i Parë, Artan Cuku do të ekzekutohej në një atentat në 8 prill 20107. Persona ende të paidentifikuar i zunë pritë atij në katin e parë të pallatit ku banonte tek “Rruga e Kosovarëve”, duke i marrë jetën. Policia pretendon se ngjarja është hakmarrje.

Komisar Dritan Lamaj u vra në 25 shkurt në vitin 2013. I akuzuar dhe i dënuar me burgim të përjashtëm është Arben Frroku i cili u la i lirë dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Komisar Adem Tahiraj do të vritej në Shijak në datën 13 shtator 2012. Për këtë krim është arrestuar Ilir Xhakja, një personazh i njohur në zonën e Shijakut. Nga hetimi, doli në përfundimin se vrasja kishte ndodhur pasi Komisari Tahiraj kishte ndaluar nipin e Xhakjas dhe e kishte kontrolluar.

Komisar Gani Malushi vritet në 6 gusht 2003. Koloneli i hekurt u qëllua për vdekje vetëm pak metra larg derës së Policisë së Durrësit. Për krimin është arrestuar Agim Pepa, që sipas dosjes e ka bërë për hakmarrje.    

Komisar Ilir Ngresi vritet në 30 dhjetor 2000 në Vlorë nga Dritan Zhuka, i vrarë në vitin 2001 pas një rrethimi nga policia. Vrasja e Ngresit kishte lidhje me hapjen e dosjeve të krimeve të ndodhura në Berat gjatë viteve 1997-1998 dhe me vrasjen e Ilir Jaupajt, vëllait të të fortit të Urës Vajgurore, Kastriot Jaupaj.

Kolonel Arben Zylyftari do të qëllohej pas shpine ne datën 2 gusht 2000 gjatë një aksioni për kapjen e Bahri Tafilit. Për këtë krim janë akuzuar dhe dënuar Admir Tafili dhe Genci Tafili. Këta të fundit akuzojnë policinë për vrasjen e babait të tyre.

Oficeri Klejdi Bano do të vritej në prill të vitit 2000 nga ana e bandës së Lushnjes, të drejtuar nga Aldo Bare. Për këtë ngjarje janë dënuar anëtarët e bandës së Lushnjes, ndërsa Aldo Bare ka kërkuar që t’i hiqet dënimi me burg për jetë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.