BOTA

“Jam mysliman dhe mbështes ISIS-in”, rrëfehet atentatori  i Suedisë

13:52 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I akuzuari për sulmin terrorist ne kryeqytetin Suedez, Stokolm, Rakhmat Akilov, 39 vjeçar, ka pranuar të ketë kryer këtë akt ka thënë avokati i tij.

Ky shtetas nga Uzbekistani ballafaqohet me akuzën për vrasjen e katër personave javën e kaluar, duke drejtuar një kamion të rrëmbyer drejt turmës së njerëzve. Sipas policisë, autori i krimit ishte i njohur për shërbimet e sigurisë ndërsa vitin e kaluar i ishte refuzuar leja e qëndrimit në Suedi.

Autoritetet gjithashtu kishin informacion se ai kishte shprehur simpati për militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik, ISIS. “Jam mysliman dhe mbështes ISIS-in”- ka thënë 39-vjeçari. Gjithashtu ai ka deklaruar se sulmi i tij ishte kryer dhe në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve në Siri. Rakhmat  Akilov, 39 vjeç, pranoi një “krim terrorist” kur ai u paraqit para një gjyqtari në kryeqytetin suedez.

Zëvendësprokurori suedez, Hans Ihraman, tha se Akilov është i akuzuar për “akt terrorist”. Policia ende nuk e ka treguar emrin e personit të dytë, i cili është arrestuar më 9 prill lidhur me këtë ngjarje te rëndë. Prej datës 7 prill, autoritetet suedeze kanë marre ne pyetje me shume se 600 vete dhe kanë ndërmarrë një numër bastisjesh në Stokholm në kuadër të hetimeve lidhur me sulmin me kamion.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.