BOTA

Lidhën dhe plaçkitën një 67-vjeçare, kapen dy “skifterët” shqiptarë në Gjermani  

08:30 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje janë kapur dje nga policia në Warstein, Gjermani. Policia gjermane ka bërë të ditur se ata kanë hyrë në një vilë, ku jetonte një grua 67-vjeçare, të cilës i kanë vendosur revolen, i kanë mbyllur gojën të moshuarës dhe e kanë lidhur në një karrige, shkruan Wdr.de.

Më pas, ata kanë filluar të kërkonin sende me vlerë dhe pasi i gjetën janë larguar. Ndërkohë, e zonja e shtëpisë, pasi u lirua nga litarët ka lajmëruar policinë.

Me helikopter dhe me qen policor, policia ka kapur njërin nga të dyshuarit, të fshehur në afërsi. Tjetrin ka arritur ta kapte në një zonë malore. Mësohet se të dy janë shqiptarë dhe të njohur tashmë nga policia për vjedhje të kryera më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.