SPORT

Video/ Kampionati Botëror i femrave, Shqipëri mund Greqinë 2-1

15:05 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në stadiumin “Elbasan Arena” u luaj ndeshja e fundit e Grupit B të raundit paraeliminator të Kupës së Botës 2019 për femra mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Vajzat kuqezi, të drejtuara nga shkodrani Armir Grima fituan 2 – 1 ne nje kualifikim historik për në raundin eliminator të Kupës së Botës.

Shqipëria ka grumbulluar 4 pikë pas dy ndeshjeve të para, ndërkohë që Greqia kryeson grupin me 6 pikë.

Kombëtarja e femrave të futbollit arriti sot një rezultat historik në “Elbasan Arena” duke mundur Greqinë me rezultatin 2 me 1. Shqipëria u kualifikua për në raundin eliminator të Kupës së Botës 2019. Golat për Shqipërinë i shënuan Doçi dhe Velaj.

Pas ndeshjes, foli trajneri i Shqipërisë, Armir Grima.

“Arritëm një kualifikim historik. Nuk mund ta quajme mrekulli. E merituam fitoren. Ne pushim ju thashe vajzave “besoni se do ja dalim”. Ato krijuan raste. Luajtem bukur dhe ja arritem ne fund. Vajzat luajnë futboll te bukur. Kisha bindje se do ja arrinim. Kemi skuader te re por te mire”, tha Grima.

SHQIPËRI – GREQI 2-1
Doçi 16′, Velaj ’90/ Nati 18′

Shqipëria: Zani, Proto, Rrahmani, Bajraktari, Gjini, Franja, Krasniqi, Hashani, Doçi, Morina, Velaj
Trajner: Armir Grima

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.