SPORT

Shpërthim në autobuzin e Borussia Dortmund, shtyhet ndeshja e “Champions League”

20:32 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Teksa të gjithë prisnim ndeshjen e Borussia Dortmund me Monaco-n një shpërthim ka ndodhur pranë autobuzit të Borussia Dortmund. Nëpërmjet rrjeteve sociale ka konfirmuar se askush nuk ishte në rrezik, si pasojë është lënduar mbrojtësi Marc Bartra.

Mediat gjermane spekulojnë për rrethanat e kësaj ngjarjeje. Sipas burimeve të para, eksplozivi është vendosur në rrugë dhe ka shpërthyer kur po kalonte autobusi, rreth 10 kilometra larg stadiumit. Si pasojë ndeshja rrezikon të shtyhet për shkak të frikës së ndonjë sulmi terrorist.

 

Ndeshja çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Borussia Dortmund dhe Monaco është shtyrë për shkak të shpërthimit afër autobusit të skuadrës gjermaneLajmin e ka konfirmuar Dortmund, pas konsultimit me policinë gjermane dhe zyrtarët e UEFA’s. Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën, më 12 prill, në orën 18:45.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.