SPORT

Revoltohen tifozët e Flamurtarit, sulmohen arbitrat. “Hajdeni me pasaportë në Vlorë, herë tjetër!”

11:10 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Incidente dhe protesta nga tifozët pas ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu 0-1. Grupimi i ultrasve vlonjatë, “Flota Kuqezi”, pasi ka dalë nga stadiumi, protestuar gjatë në sheshin para hyrjes kryesore të impiantit. Ultrasit kanë hedhur akuza dhe ofendime në drejtim të FSHF-së. Megjithatë, ata nuk janë lejuar nga policia që afrohen deri afër tribunës qendrore.




Mirëpo, tre tifozë kanë tentuar të godasin gjyqtarët e ndeshjes, por nuk janë lejuar nga policia. Njëri prej tyre ka gjuajtur me shqelma automjetin e gjyqtarëve nga Lezha. Ndërhyrja e forcave të rendit ka qenë e menjëhershme dhe agresorët janë shoqëruar në komisariat. “Hajdeni me pasaportë në Vlorë herë tjetër. Turp të keni!”, kanë qenë fjalët e tifozëve që u irrituan me gjyqtarët.

Korçarët

Për shkak të protestës së tifozëve, autobusi i Skënderbeut ka mbërritur para stadiumit vetëm kur situata është qetësuar. Futbollistët kanë pritur mbi 30 minuta, për t’u nisur më pas drejt Korçës në orën 21:40.

Autobusi luksoz i Skënderbeut nuk ishte parkuar afër stadiumit, nisur nga frika që ekzistonte për ta sulmuar. Pas disa minutave kaotike, më pas protesta e tifozëve është zhvendosur në bulevardin kryesor të qytetit, në zonën e Skelës. Ajo ka zgjatur për gati 15 minuta dhe ultrasit janë shpërndarë pa incidente.

Zhgënjimi

Humbja ndaj Skënderbeut është përjetuar shumë keq, madje duke marrë përmasat e një dështimi sezonal në kampin vlonjat dhe, për më tepër, te tifozët. Megjithatë, në klub janë të bindur se Flamurtari do t’i shpëtojë rënies, edhe pse situata aktuale është vërtet kritike. Ultrasit e Flamurtarit kishin kërkuar reagim të skuadrës, veçanërisht në një ndeshje ndaj Skënderbeut, që në vitet e kaluara ka rivalizuar me Flamurtarin për titull, por edhe dje skuadra e Duros humbi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.