Kryesore

Video/ Trafiku i drogës Shqipëri-Greqi, ja si bashkëpunonin shqiptarët me maqedonasit

20:25 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Xhensila KODRA

–  Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurimit “arrest me burg” për 6 personat të cilët u arrestuan sot në kuadër të operacionit ndërkombëtar të trafikut të drogës që bëhej nga Shqipëria në Greqi. Bëhet fjalë për Gazmend Lleshakanu, organizator; Jorgo Dulla, organizator; Isak Alla, bashkëpunëtor; Aurel Toska, bashkëpunëtor.

Këta persona akuzohen për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”. Ndërsa për “Moskallëzimit të krimit”, u lanë në burg shtetasit Gëzim Balla dhe Jani Meçja. Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni Greqi.

Hetimi i prokurorisë

Në qershor 2016, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës janë arrestuar dy shtetas maqedonas, Muzafer Saliju dhe Aleksandar Tprevski, të cilët kishin kontaktuar Gazmend Lleshanakun nga Elbasani për të gjetur mënyrën e trafikimit të lëndës narkotike nga Shqipëria në Maqedoni, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë-Thanës.

Lleshanaku kishte kontaktuar me bashkëpunëtorin e tij, Isak Alla, për të transportuar një ngarkesë narkotikësh deri në Përrenjas, ku do të takoheshin me dy shtetas maqedonas. Në mjetin Lleshanakut ishin edhe shtetasit Gëzim Balla dhe Jani Meçja, të cilët, siç rezultoi nga hetimi, kanë pasur dijeni, por nuk kanë marrë pjesë në trafikim.

Pasi janë takuar me maqedonasit dhe i kanë treguar cilësinë e “mallit”, Isak Alla e ka dërguar lëndën narkotike në një shtëpi në Përrenjas. Shtetasit maqedonas, pasi kanë rënë dakord “me pazarin”, janë larguar drejt Maqedonisë, ndërkohë Lleshakanu, Alla dhe dy miqtë e tyre janë nisur për në Librazhd. Sapo kanë kaluar në territorin maqedonas, Muzafer Saliju dhe Aleksandar Tprevski janë arrestuar nga autoritetet e vendit fqinj, në bazë të informacionit të përcjellë nga ana e autoriteteve shqiptare.

Po ashtu, nga ana e Policisë Shqiptare u krye kontroll në shtëpinë ku u vendos lënda narkotike në Përrenjas. Në banesë u gjet shtetasi Vangjel Bogdani, i cili u arrestua, pasi nga kontrolli u zbuluan 6 pako me lëndë narkotike kanabis sattiva.

Në vijim të këtij hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se në Gusht 2016, Gazmend Lleshanaku ka angazhuar shtetasin Aurel Toska nga Pogradeci, që të siguroj një sasi lënde narkotike, me qëllim për ta trafikuar drejt Maqedonisë. Këtë sasi lënde narkotike, rreth 1 kg, shtetasi Toska e ka fshehur poshtë një ure, në pritje të sinjalizimit nga ana e Lleshanakut për ta trafikuar drejt Maqedonisë.

Kjo lëndë do t’i tregohej si “mostër” një shtetasi maqedonas, me të cilin ishte diskutuar paraprakisht që të krijohej një linjë trafiku narkotikësh. Kjo sasi lënde narkotike është zbuluar nga ana e Policisë, ndërkohë që dy bashkëpunëtorët, Lleshanaku dhe Toska kanë shprehur shqetësimin se mund të kishin rënë në gjurmë të policisë.

Gjithësesi, pavarësisht këtyre “goditjeve” kundër grupit, aktiviteti i tyre ka vijuar edhe në një linjë tjetër, në bashkëpunim me Jorgo Dulla. Ky i fundit kishte krijuar një rrjet trafikimi Shqipëri-Greqi, dhe lëndën narkotike e siguronte në Tiranë, Korçë, Fier, Elbasan, etj. Për këtë shtetas, Prokuroria për Krime të Rënda kishte nisur një procedim penal, pasi ekzistonin dyshime se ai kishte dërguar disa herë sasi të mëdha lëndë narkotike cannabis sativa ne Greqi duke bashkëpunuar me shtetas shqiptarë dhe grekë.

Në gusht 2016, Lleshanaku dhe Dulla koordinohen për të trafikuar një sasi lënde narkotike nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë. Në këtë bashkëpunim, Dulla do të siguronte lëndën narkotike dhe do e transportonte me njerëzit e tij deri në Korçë, ndërsa Lleshanaku do të realizonte trafikimin e saj drejt Greqisë. Por ky trafik nuk u realizua, pas ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi në flagrancë transportuesit, konkretisht shtetasit Arben Pilinçi, Malti Kungulli dhe Arben Allushi, të cilëve iu sekuestrua edhe një sasi prej rreth 13 kg kanabis sattiva.

Në vijim të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se, në nëntor 2016, Jorgo Dulla kishte planifikuar trafikimin e një ngarkese narkotikësh nga Shqipëria në Greqi. Nga ana e autoriteteve shqiptare iu përcoll informacioni autoriteteve greke, për të zbuluar rrjetin e bashkëpunëtorëve të Dullës në Greqi.

Në datën 21 nëntor 2016, autoritetet greke, në bazë të informacionit të siguruar nga Prokuroria Shqiptare, arrestoi në flagrancë, në zonën e Atikas, shtetasitshqiptarë Ledjo Lllozi, Vasil Tashio, Sokol Filipi dhe Nori Bardhi dhe shtetasi grek Dimitris Papadopulos. Këtyre personave iu sekuestruan rreth 100 kg lëndë narkotike kanabis, si edhe 250 gramë kokainë dhe 30 gramë heroinë.

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka arritur të sigurojë prova të mjaftueshme se një grup personash, në dy linja të veçanta, por edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë të përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi dhe nga Shqipëria në Maqedoni.

Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shtetasit: Gazmend Lleshakanu, Jorgo Dulla, Isak Alla dhe Aurel Toska, të dyshuar për veprën penale të “Trafikut të narkotikëve”. Ndërkohë, është kërkuar caktimi i masës “arrest në burg” edhe për shtetasit Gëzim Balla e Jani Meçja, të dyshuar për “moskallëzim krimi”.

Kërkesat e Prokurorisë për Krime të Rënda janë pranuar nga ana e Gjykatës dhe janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

 

Personat e arrestuar

Jorgo DULLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Tiranë

Gazmend LLESHANAKU, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,

Aurel TOSKA, 37 vjeç, arrestuar sot në Pogradec,

Isak ALLA, 55 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,

Jani (Ilir) MEÇJA, 45 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,

Gëzim BALLA, 43 vjeç, arrestuar sot në Elbasan,

Arben PILINÇI, 45 vjeç, Podgorie, Korçë

Malti (Ermal) KUNGULLI, 29 vjeç, Podgorie, Korçë

Arben ALUSHI, 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier

Mehmet SKËNDERAJ, 64 vjeç

Leo TAFA, 34 vjeç

Eglantin TAFA, 36 vjeç

Ardit TAFA, 21 vjeç

Dorian TAFA, 35 vjeç

Miklovan KUKA, 32 vjeç

Artan SKËNDERAJ, 36 vjeç

Meto SKËNDERI, 39 vjeç

Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç, në Shqipëri.

Vasil Tashio, 43 vjeç, në Shqipëri.

Sokol Filipi, 27 vjeç në Shqipëri.

Nori Bardhi, 34 vjeç, në Shqipëri.

Dimitrios Papadopoulos, në Greqi.

Gjithashtu po në kuadër të këtij hetimi janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas.

Sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;

244 kg e 818 gr Cannabis Sativa

425 fara kanabisi

1 kg e 30 gr heroinë

247.3 gr kokainë Para dhe sende të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;

3140 Euro

25.000 Lekë

Tre automjete

10 telefona celular.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.