Kryesore

Video/ Vrasje në Durrës, një nga të dyshuarit Jurgen Kurti, i hetuar për vrasjen e të atit

21:26 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një vrasje ka tronditur qytetin e Durrësit këtë mbrëmje. Agim Arapin, 58 vjeç ka mbetur i vrarë, pas një sherri banal me komshinjtë e tij. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar, pranë marketit, ku Arapi ishte pronar.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se gjithçka ka nisur pas një sherri banal, mes tre personave dhe pronarit që sapo e kishte marrë me qira ambientin e biznesit. Po ashtu, si motiv i krimit dyshohet se ka qenë çështja e qirasë së biznesit. Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta, duke plagosur rëndë 58-vjeçarin, që ka gjetur vdekjen në spitalin e Durrësit.

Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar 3 persona, të cilët thuhet se banojnë në një pallat ku ishte dhe piceria. Dy nga të arrestuarit janë vëllezër, ndërsa i treti është dhëndri i familjes.  Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër,  ndërsa shtetasi Jurgen Kurti është dhëndri i Kostandin Ekonomi. Jurgen Kurti është një emër i njohur për policinë, pasi rreth një vit më parë, ai u akuzua për vrasjen e babait të tij, Artur Kurti. Megjithatë ai u la i lirë, pasi daja e tij konfirmou se ishte ai që e kishte vrarë kunatin.

Njoftimi i Policisë

Më datë 11.04.2017, ora 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam” ,në një dyqan ushqimor, si pasojë e një konflikti pronësie është plagosur shtetasi Agim Arapi 58 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, I dëmtuari ka ndërruar jetë  në Spitalin Rajonal Durrës.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë,  të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit Kostandin Ekonomi , Kujtim Ekonomi dhe Jurgen Kurti.

Kostandin dhe Kujtim Ekonomi janë vëllezër,  ndërsa shtetasi Jurgen Kurti (është dhëndri i Kostandin Ekonomi).

Palët në konflikt janë goditur me njëri- tjetrin me sende të forta.

Vijon puna për kryerjen e  veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.