Kryesore

Dëshmia e gruas së komisarit: Si e gjeta Tanin pajetë, ai s’mbante armë prej dy vitesh

11:04 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Pak ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi kryeqytetin, por jo vetëm, ku u ekzekutua ish-komisari Artan Cuku në pallatin ku ai banonte, është zbardhur edhe dëshmia e bashkëshortes së tij.

E marrë në pyetje për këtë ngjarje nga efektivet dhe grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe në Policinë e Shtetit, ajo nuk ka treguar shumë për autorin, apo autorët e mundshëm. Kjo pasi nuk ka mundur t’i shohë, sepse ka qenë në shtëpi në momentin që ka ndodhur vrasja.

Në dëshminë e saj para efektivëve, ajo ka treguar: “Tani nuk mbante armë prej 2 vitesh, as në brez as në makine”, – shkruan “Panorama”.

Teksa ka treguar edhe se si e ka mësuar lajmin për vdekjen e të shoqit, tha se kishte dëgjuar krisma.

“Dëgjova krismat dhe thirrjet poshtë. U nisa të zbres poshtë dhe jam kthyer se kisha femijët vetëm. Por kam zbritur pas pak sekondash dhe e kam gjetur Tanin të vdekur”, ka thënë ajo.

Dëshmitë e vëllezërve

Vëllezërit e Artan Cukut kanë pohuar se nuk kanë pasur dijeni për ndonjë konflikt që Artani mund të ketë pasur. Ata i kanë kërkuar policisë që të zbardhë sa më parë ngjarjen e rëndë që u ndodhi, gjë që sipas tyre mund të ketë lidhje me kohën kur i vëllai ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, vëllezërit e ish-zyrtarit të lartë të policisë kanë shpjeguar se në pallatin ku ata banonin apo edhe në zonë nuk kanë pasur probleme me ndonjë person. Po ashtu, ata kanë mohuar të kenë pasur probleme me familjarë të Agim Dakës, i cili vite më parë ka vrarë veten me armën e shërbimit të Cukut. Ndërkaq, personi i fundit që ishte takuar me Artan Cukun ishte shitësja në marketin që ndodhet ngjitur me pallatin. Sipas policisë, gjatë marrjes në pyetje gruaja ka qenë e tronditur dhe ka treguar bisedën që kishte kryer me 42-vjeçarin. Ajo ka rrëfyer se Artani kishte shkuar për të blerë disa produkte ushqimore dhe më pas ishte larguar i qetë prej andej. Gruaja ka treguar më tej, se me të dhe familjen e tij përshëndetej çdo ditë dhe se në zonë nuk ishin problematikë.

Gjithashtu, policia ka pyetur edhe një djalë të ri, i cili nga kamerat vihet re të largohet me vrap. Sipas burimeve, ky person është parë edhe nga disa persona që kanë qenë aty pranë kur ndodhi ngjarja dhe kanë treguar se një djalë i ri me kapele në kokë është larguar me shpejtësi kur ka ndodhur vrasja. Sipas të njëjtave burime, mësohet se i riu ka mohuar të jetë i përfshirë në këtë ngjarje dhe se aty ka qenë thjesht një kalimtar i rastit. Ai ka rrëfyer më tej, se është larguar me shpejtësi prej andej kur ka dëgjuar krismat.

Kanë qenë disa banorë të zonës të cilët kanë pohuar se kur ka ndodhur krimi, kanë parë të largohej prej andej një djalë rreth të 30-ve, i veshur me xhinse dhe në kokë mbante një kapele. Ndërkaq, ditën e djeshme Policia e Tiranës njoftoi se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Konkretisht, 2 gëzhoja arme të kalibrit 9 mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm. Po ashtu, policia ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 0694110299 për këdo që ka informacion rreth krimit, duke u garantuar qytetarëve anonimatin e plotë, dhe kundrejt informacionit ofron shumën prej 3 milionë lekësh të reja si shpërblim.

Vrasja

Një ish-drejtues i policisë së Shtetit është vrarë me armë zjarri në Tiranë tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë, tek “Rr. e Kosovarëve”.

Viktima është Artan Cuku, ish-drejtor i policisë së Vlorës, i cili punonte si drejtues në një kompani private sigurie. Ai ka qenë gjithashtu zv/drejtor i policisë së Tiranës.

Cuku është qelluar nga një distancë e afërt me 4 plumba dhe policia është ende në kërkim të autorit.

Teksa ka dalë nga supermarketi Cuku është përballur me dy autorët. Ai u qëllua me 5 plumba, njëri në kokë dhe 4 të tjerë në gjoks. Autorët e kanë qëlluar 5 herë duke u siguruar se e kanë lënë të vdekur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në më pak se një minut, rreth 40 sekonda, ndërsa më pas dy autorët janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga nata.

Policia ka nisur kontrollet në zonë për armët e krimit, pasi dyshohet se është hedhur nga autorët, ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së bizneseve për të çuar në identifikimin e autorëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.