POLITIKË

Deklarata e Dules/ Reagon Manjani: Ambasadorë, mjaft më me eksperimente

12:55 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Reagon ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani në rrjetet sociale “Facebook” mbi deklaratën e kreut të BDDNJ, Vangjel Dule i cili  ka deklaruar duke surprizuar, që diplomatet e huaj në Shqipëri  i kanë thënë që të marrë pjesë në zgjedhje, pasi partia e tij mund te marrë më shumë vota dhe kjo , në mungesë PD-së.

“Mjaft me eksperimente!Jemi anëtar i KE dhe NATO-s”,- ka shkruar Manjani.

 

Komenti i Vangjel Dules

“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumenteve të njohura nga ana e partive të opozitës. Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht. Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova. Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishte një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër”, ka deklaruar Dule.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.