Horoskopi

Horoskopi i datës 12 prill 2017

07:18 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




DASHI

Më mirë t’i lini gjërat ashtu siç janë. Sot që planetët nuk do t’ju mbështesin dhe do t’ju provokojnë hapur, duke bërë që të humbisni kohë të çmuar. Është e vërtetë që jeni jashtëzakonisht të duruar, por çdo gjë ka një kufi, po u mbush plot kupa, derdhet!

DEMI

Këtë të mërkurë, humori juaj është i lidhur me melankolinë e kësaj dite, me shumë planetë të heshtur në shtëpinë e dymbëdhjetë. Do të keni apati dhe mungesë motivimi për të punuar. Për t’ju ngushëlluar, do të keni shumë miq të sinqertë që ju mbështesin.

BINJAKËT

Të ndikuar nga tërheqja e Venusit, keni shumë dëshira, por të gjitha duken se nuk mund të arrihen në një kohë të shkurtër dhe juve nuk ju pëlqen të prisni… Puna është e lodhshme. Por duke mos u ndalur së kërkuari, në horizont do t’ju shfaqet një dritëz.

GAFORRJA

Nuk jeni nga ata që lini t’ju ikë një mundësi për t’u dëfryer, sidomos kur një Venus i buzëqeshur dhe i hareshëm ju thërret të argëtoheni. Kështu, pavarësisht nga barra e angazhimeve të ditës që keni, do të bëni gjithçka për të pranuar ftesën.

LUANI

Të ndihmuar nga bashkëveprimi i Neptunit, Jupiterit, Marsit dhe Uranit sot do të jeni në një pozicion mbarësie. Do të ketë një shans edhe për ata që pëlqejnë vetminë. Ndoshta nuk do të gjeni shpirtin binjak, por dikë që është pak a shumë ashtu.

VIRGJERESHA

Venusi miqësor ju bën të ndiheni të sigurt, të mbështetur nga Dielli, Jupiteri dhe Saturni. Do të shfaqni prova të mëdha miqësie dhe idealesh të përbashkëta me të njohurit. Do të tregoni gatishmëri drejt një kolegu, i cili po kalon nëpër një fazë të vështirë. E dini që vepra do t’ju shpërblehet.

PESHORJA

Jeni me mendje të turbullt, mes fantazive të parealizueshme dhe projekteve të cunguara. Nëse jeni kërkues, mbështetja nuk do t’ju mungojnë. Ajo që mungon sot është dëshira për të hyrë në lojë, por duhet t’i shfrytëzoni kapacitetet e juaja.

AKREPI

Treshja e formuar nga Dielli, Jupiteri dhe Saturni, që janë kundra zbutet me kalimin e Hënës dhe kjo është arsyeja pse sot shkoni mirë me partnerin! Gjithashtu, jeni të qetë me miqtë dhe fëmijët, gjeni pak kohë të lirë për të kaluar në natyrë.

SHIGJETARI

Hëna nuk ju sheh drejtë, por e bën këtë pa të keq, thjesht për të futur pak xhelozi mes partneresh. Dielli-Jupiteri-Saturni në një treshe të mrekullueshme ju bën të keni frymëzim romantik dhe të flisni e të lexoni për dashurinë.

BRICJAPI

Do të keni një ditë të këndshme, të formuar nga treshja Diell, Jupiter dhe Saturn që ju buzëqeshin dhe ky i fundit përballë Hënës krijuese dhe sensuale. Fjalë romantike, por jo vetëm. Në çift do të komunikoni me shikime, përkëdhelje dhe gjeste dashurie.

UJORI

Miqtë tuaj qiellorë janë Saturni dhe Neptuni, të cilët megjithatë, mes tyre grinden. Në majat e tyre Marsi dhe Venusi ju krijojnë ndërlikime. Duke e pasur të vështirë të kuptoni se kush jeni dhe çfarë doni në të vërtetë, e keni të vështirë të mbani në kontroll emocionet.

PESHQIT

Luftoni impulsin për të predikuar ose përçarë sot. Shumica e njerëzve nuk janë të gatshëm për këtë tani. Nëse nuk mund t’i mbani ndjenjat tuaja akoma edhe për pak kohë, duhet të jeni në gjendje t’i shprehni ato në një mënyrë që njerëzit t’ju kuptojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.