Show-Bizz

Marina largohet nga Procesi Sportiv? Ja kush do ta zëvendësojë

14:40 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

  




Zërat se ky mund të jetë sezoni i fundit i Marina Vjollcës në drejtimin e emisionit “Procesi sportiv” kanë dalë sërish.

Prej kohësh është diskutuar se ajo do të bëjë një emision fëmijësh, por ka nisur të përflitet sërish lart e pojhstë largimi i saj nga “Procesi Sportiv”.

Madje këtë herë i është gjetur edhe “zëvendësuesja”.

Bëhet fjalë për një vajzë që quhet Xhejmsi Dervishi, e cila mendohet se do të jetë shoqëruesja e Edi Manushit në sezonin e ardhshëm, – raporton “Albeu”.

Po kush është Xhejmsi, vajza që u përzgjodh nga syri artistik i fotografit Sonny?

Ajo është 21 vjeçe, ka mbaruar studimet për Administrim e Politika Sociale. Pasioni i saj është modelingu.

Pritet të shohim zhvillimet në ditët apo muajt në vijim, por mesa duket Xhejmsi, me format e saj perfekte, do të jetë bukuroshja e radhës që do t’i futet botës së futbollit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.