POLITIKË

Kodheli thumbon opozitën: Nga vetingu tremben ato që kanë diçka për të fshehur

10:02 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Nëse dikush do të mbante ditar, sot do ta quante një ditë e cila do te linte gjurmë në secilin prej nesh, për shkak të nxehtësisë politike që mjedisi shqiptar i ofron sot çdo qytetari dhe padyshim politikës shqiptare.
Ne si politike dhe si qeverisje ja kemi borxh qytetareve shqiptare zgjedhjet një herë në 4 vjet, të lira, të ndershme, të drejta, të pamanipuluara dhe të patransformuara. Kjo është detyra nr.1 e çdo politikani dhe çdo qeverie. Prandaj ne në 18 Qershor do të shkojmë ballëlarte në zgjedhjet parlamentare për të bërë me të mirën të gjithë bashke për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Do ta bëjmë ketë me besimin se kemi marre një mandat 4 vjeçar për ta drejtuar këtë vend, po atë mandat i cili finalizohet me zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike e të ndershme. Te tilla zgjedhjet nuk i bën një forcë politike, por institucionet përkatëse, i bën Kushtetuta e shkruar ne mënyrë të drejte, i bën gjithkush që në jetën tonë politike e sociale është aktor   dhe faktor.
Kërkoj mbështetjen tuaj, të jemi të njëzëshëm kur na kërkohet drejtësi, transparence dhe të jemi te njëzëshëm kur na kërkohet të zbatojmë librin e shenjte, Kushtetutën.
Nëse nuk vendosim kështu do ta kemi shume te vështire dhe me pikëpyetje të mëdha rrugën drejt Europes.
Për Ministrinë e Mbrojtjes apo çdo njeri qe punon aty Vettingu është gjeja e parë me të cilën përballen që në momentin që hyjnë në këtë institucion. Sepse Vettingu është i domosdoshëm qe ti te mund te punosh brenda këtij institucioni për shkak te natyrës se institucionit. Ndaj shpesh na vjen për te qeshur kur njerëzit tremben nga Vettingu. Tremben ata qe kane diçka për te fshehur, diçka për te mos treguar, tremben ata qe kane bere padrejtësi ne këtë vend, ata qe këtë vend e kane përdorur dhe e kane pare si mjetin e tyre për te përfituar nga pushteti qe njerëzit me vote i kane dhëne .
Nga Vettingu nuk trembet askush qe është i pastër dhe kërkon drejtësi e transparence, nuk trembet askush qe kërkon një te ardhme me te mire.

Le ta bëjmë Shqipërinë me te mire duke shkuar ne 18 Qershor dhe duke votuar sipas çdo bindje tonën politike dhe sipas bindjes për një te ardhme me te mire te Shqipërisë dhe një te ardhme te padiskutueshme drejt BE”, shkruan Kodheli në “Facebook”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.