Kryesore

“Presidenti i ri dhe zgjedhjet pa PD”, Rama – Meta kokë më kokë te kryesia e Kuvendit

15:47 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në mesin e një situate të nxehtë politike me deklarata publike dhe “sulme” ndaj njëri-tjetrit, Rama dhe Meta janë takuar këtë mbrëmje.

Vendimi mbi koalicionin PS­-LSI, “presidenti i ri” por edhe aktualiteti politik mendohet se kanë qenë në fokus të këtij takimi mes dy liderëve kryesorë të së majtës.  Ky takim vjen një ditë pas miratimit në Kuvend të 3 emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes.

Ndërkohë, kreu i LSI-së propozoi pak ditë më parë që të krijohej qeveria e besimit dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk do kishin kuptim. Pavarësisht se kryeministri Edi Rama i bëri thirrje për dialog kreut të opozitës, Lulzim Bashës, që të ulën në një tryezë për të arritur konsensusin, deri më tani asgjë nuk ka ndodhur mes palëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.