POLITIKË

Rama uron ‘Mirëmëngjesi’ me sheshin Skënderbej: Pak javë dhe do ndiheni krenarë

08:31 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Duket se përfundimi i punimeve në sheshin Skënderbej është drejt fundit. Ka qenë vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka vendosur që sot të thotë “Mirëmëngjesi”, pikërish me një imazh të sheshit Skënderbej, si ka qenë në 2013-ën, dhe si paraqitet sot, në një kohë që punimet ende vijojnë. Megjithatë Rama ka bërë të ditur se edhe pak javë dhe do të ndiheni krenarë, pa dallim bindjesh e simpatish politike për qëndrën e kryeqytetit. Siç bën të ditur vetë kryeministri, qendra është shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë. “Ky shesh do të jetë kartëvizita e bukur e Shqipërisë që duam”, – ka shkruar Rama.

MIRËMËNGJES 😀
dhe me këtë imazh të Sheshit Skënderbej në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë🌹

Ky shesh do të jetë kartvizita e bukur e Shqipërisë që duam


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.