SPORT

Sulmi ndaj Borusias, me referenca ekstremizmi islamik. Gjendet letra e atentatorëve në vendngjarje

10:19 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sulmi i mbrëmshëm me eksploziv ndaj autobusit të Borusias së Dortmundit mund të jetë shkaktuar nga terroristë që veprojnë në territorin gjerman. Policia gjermane konfirmoi mbrëmë se ka gjetur një letër të atentatorëve pranë vendngjarjes, ndërsa mediat në këtë vend kanë zbuluar se ajo ka referenca ekstremizmi islamik.

Sipas informacioneve të siguruara nga “Süddeutscher Zeitung”, “Die Welt” apo media të tjera të njohura gjermane, në këtë letër ka referenca edhe për sulmin terrorist që u bë në Berlin në fundin e vitit të kaluar si dhe përdorimin e avionëve ushtarakë gjermanë në Siri.

Harta e ngjarjes

Letra fillon me fjalët “Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit…” dhe sipas mediave gjermane, është thuajse e sigurt që bëhet fjalë për një akt të mirëfilltë terrorist me sfond islamik.

Sipas “SZ”, atletët dhe personalitetet e tjera të njohura në “Gjermani dhe vendet e tjera pjesëmarrëse të kryqëzatës” janë tani në “listën e vdekjes të Shtetit Islamik”. Kjo letër vazhdonte me kërcënimin se situata do të vazhdojë derisa avionët ushtarakë gjermanë të jenë tërhequr dhe baza amerikane ushtarake në Ramshtajn të Gjermanisë të mbyllet.

Mediat gjermane saktësojnë se pavarësisht referencave islamike, në letër nuk merret përsipër autorësia nga një individ apo grup i caktuar radikal terrorist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.