SPORT

Thirret për ushtar në Iran, Karimi drejt largimit nga Korça

10:11 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Reza Karimi nuk po gjen paqe në Korçë, teksa thirrja për ushtar në shtetin e tij po e pengon së tepërmi lojtarin iranian për të kapur formën e plotë dhe për të fituar ndoshta një vend titullari te Skënderbeu. Ajo që po e përndjek 18-vjeçarin nga Irani është fakti se i ka ardhur thirrja për shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendin e tij, që njihet për korrektësinë dhe ligjet e forta për shërbimin ushtarak, raporton “Panorama Sport”.

Si pasojë e kësaj “rreshtoreje”, Reza Karimi është i detyruar që katër ditë në muaj të paraqitet në Iran për t’u prezantuar në repartin ushtarak në lidhje me plotësimin e dokumenteve të posaçme. Natyrisht që një situatë e tillë i sjell veç mangësi, si në përgatitjet fizike, por edhe në rritjen e tij si futbollist. I lodhur nga një situatë e tillë, Karimi duket se nuk është aspak i kënaqur me punën që po bën menaxheri i tij në Iran, që duhet të siguronte një zgjidhje të përshtatshme për lojtarin.

Këtë muaj Karimi është larguar menjëherë pas takimit të Kupës ndaj Teutës dhe pritet që të rikthehet sot në mbrëmje në Korçë, për t’u bashkuar me ekipin në stërvitjen e nesërme. Kjo praktikë është e përmuajshme dhe nuk dihet me saktësi se kur do të mbarojë. Reza Karimi ndihet i lodhur nga ky “persekutim” që po ndikon për keq në lidhje me karrierën e tij si futbollist.

“Rreshtorja” nga Irani mund ta detyrojë lojtarin, por edhe vetë Skënderbeun që të ndërpresin bashkëpunimin. Dje, Skënderbeu ka nisur përgatitjet e para për këtë javë, ku Karimi nuk ka qenë prezent, Osmani dhe Mici mungojnë ndaj Korabit se kanë plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë. Dy lojtarët nuk e kanë shmangur humorin gjatë seancës së djeshme, duke praktikuar garën e kërcimit së gjati.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.