SPORT

Administratori: Vllaznisë nuk ia duan të mirën, duhet të humbë që të mos e sulmojnë  

14:31 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Administratori i Vllaznisë, Astrit Gjyrezi, ka shpjeguar situatën financiare të klubit pas publikimit në “Panorama Sport” të lajmit se Ministria e Financave kërkon shpalljen e falimentit për kuqebluve. Në një dalje para mediave, Gjyrezi tha se Vllaznia po sulmohet dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar rreth të ardhmes së klubit.

“Vllaznia duhet të humbë që të mos sulmohet mediatikisht. Ekipi po sulmohet nga njerëz që nuk ia duan të mirën. Partizanit i kemi marrë dy barazime dhe na ka mundur nga një penallti e paqenë. Ne do të kërkojmë të marrim maksimumin në çdo ndeshje, sepse kemi objektivat tona”, u shpreh Gjyrezi.

Sa i takon situatës me detyrimet e papaguara, ai shpjegoi: “Borxhi shkon në 22 milionë lekë të reja. Kemi një marrëveshje me Drejtorinë Rajonale të Tatim-Taksave dhe vetëm para pak javësh derdhëm rreth 2.3 milionë lekë. Detyrimi nuk është vetëm i vitit 2016, por i mbledhur vit pas viti, që nga 2011-a, kur klubi u regjistrua si sh.a. Kemi marrë përsipër shlyerjen e plotë të borxhit brenda dy vitesh, siç e parashikon ligji për procedurat tatimore.

Lajmet e fundit mund ta përkeqësojnë imazhin, por pasqyrat financiare janë transparente dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. Një investitor i mundshëm së pari sheh pasqyrat financiare dhe bilancet. Nuk bëhet fjalë për mashtrim apo fshehje, pasi pasqyrat ia kemi vënë në dispozicion KLSH-së, sikurse kemi bërë edhe vitet e kaluara.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.