EKONOMI

Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Kujdes mos bini pre e mashtrimeve për viza pune

15:24 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ambasada e SHBA në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e mashtrimeve, siç është rasti i një programi punësimi për në Alaska me viza amerikane. Ambasada shkruan se një program i tillë nuk ekziston.

Njoftimi i ambasadës amerikane:

“Nuk më besohet që moti është ngrohur kaq shumë që tani në prill! Pothuajse më bën të shkoj me pushime në ndonjë vend më të freskët….. ndoshta në Alaskë? 🙂

Siç do ta shikoni në ngjarjen e mëposhtme, ne marrim shumë kërkesa në lidhje me vizat e punësimit për në Alaskë; në fakt, një program i tillë punësimi NUK ekziston!  Kini parasysh: Ambasada Amerikane nuk përkrah dhe nuk mbështet në asnjë lloj mënyre personat që merren me plotësime aplikimesh për vizë, apo noterët ose grupe njerëzish që pretendojnë se japin këshillime mbi vizat.

Mos u bëni viktimë e mashtrimit – ju lutemi të kontaktoni me ne për informacion mbi rregullat e sakta dhe më të fundit mbi vizat.  Dhe si gjithmonë, jeni të mirëpritur të më dërgoni pyetjet tuaja përgjatë javës!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.