BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ A e dinit që edhe në kombëtare ka punë vullnetare?

15:00 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: A e dinit që edhe në kombëtare ka punë vullnetare?





Edhe në kombëtare ka punë vullnetare
Edhe në një ekip kombëtar futbolli je i detyruar të bësh pak punë vullnetare, pavarësisht se në klubin tënd mund të kesh një rrogë qindra mijëra euro. Më të voglit zakonisht i qëllon të mbajë valixhet nëpër aeroport ndërda tjetrit që të mbajë çantën e topave. Në stërvitjen e para pak ditëve, futbollistëve iu desh të ngrin portën për të krijuar një minifushë dhe ajo që binte në sy ishte se disa lojtarë, si kapiteni Lala, në ndonjë moment e hiqnin dorën duke ua lënë barrën të tjerëve.


Berishës i humbin valixhet rrugës
Besart Berisha është rikthyer pas një viti në kombëtare, por aventura nuk nisi në mënyrën më të këndshme për sulmuesin kuqezi. Kosovarit në fakt i mbetën valixhet rrugës dhe nuk kishte mundur t’i merrte ato as dje, teksa një pjesë të madhe të kohës është detyruar ta kalojë në telefon.


Kuqezinjtë në momente “relaksi”
I keni parë ndonjëherë futbollistët e kombëtares në momente relaksi? Pas një seance të lodhshme nën një diell të nxehtë, duket se askujt nuk i “binden” më gjunjët, ndonëse përballë do të jetë një ekip tepër i fortë fizikisht. Kapllanit duket i bën mirë masazhi, ndërsa Cana një tërheqje. Por kujdes, janë gjëra të zakonshme në një skuadër futbolli, ku ngarkesa fizike është në doza të larta.


Skela  me të dashur enigmatike…
Që kur kanë pasur ndeshjen me Poloninë në Gjermani, është zbuluar një enigmë e futbollistit vlonjat që luan me Cotbusin. Nuk dihet në është e vërtetë apo thjesht thashethem, por flitet se gjatë një debati me një nga shokët e ekipit, ky i fundit shumë i revoltuar i ka përmendur një të dashur që po sipas llafeve jeton në Gjermani, shumë larg prej qytetit të tij. Por edhe gjatë sherrit Skela nuk ka dhënë më tej informacione për të, madje e ka anashkaluar si çështje. Ndër shokët e ekipit më pas u përfol se edhe e dashura është shqiptare që jeton në Gjermani.
Ky shkrim u botua më 6 Shtator 2008


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.