POLITIKË

Deklarata e fortë e Lulzim Bashës: 30 km nga këtu, magazinë me 100 ton drogë

19:24 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nga protesta e opozitës, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë të fortë. Lideri i opozitës ka bërë me dije se ka marrë informacion nga zyrtarë të policisë se në Manzë, fshat në afërsi të Durrësit gjendet një magazinë me drogë. “Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të Policisë së Shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend.

E dinë të gjithë se në Manzë, 30 km nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë”, tha kreu i demokratëve. Më tej, lideri i opozitës ka akuzuar kryeministrin se ka futur në parlament persona që kanë shitur bijat e shqiptarëve.  “Njeriu që sot ka guximin të dalë para të rinjve ka sjellë në Parlament deputetë e kryetarë, ata që kanë shitur bijat e shqiptarëve në rrugët e Europës. PD ka lindur si partia perëndimore e shqiptarëve, si partia e vokacionit evropian.

Ku e gjejnë guximin bijtë e stanilistëve shqiptarë të akuzojnë PD si një parti antiperëndimore”, tha Lulzim Basha. Duke iu drejtuar studentëve, Basha ka treguar se premtimi parë në Republikën e re do të jetë pikërisht anullimin i ligjit për reformën në arsim. “Studentët shqiptarë e kanë marrë premtimin që sot iu përsëris nga ky shesh. Këtu e kam dhënë fjalën me studentët që në orën e parë të republikës së re do të anullojmë ligjin për arsimin e lartë. Asnjë biri shqiptar apo bijë s’do t’i privohet e drejta për arsim për shkak të pamundësisë financiare. Më lejoni t’ju shtoj se ka nisur puna për hartimin e ligjit të ri të arsimit që do të miratohet vetëm pas miratimit të studentëve”, ka thënë Lulzim Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.