Show-Bizz

Detaje/ Përndiqte prej tre muajsh Luana Vjollcën, fansi desh i vrau të dashurin, ja si i ndaloi policia

09:05 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Të tjera detaje janë zbuluar nga sherri i mbrëmshëm i prezantueses së njohur Luana Vjollca dhe arsyet pse i dashuri i saj Krenar Çoçaj u rrah nga fansi “i çmendur i Luanës”. I identifikuar tashmë si Besmir Lila, 31-vjeçari duket se e ndjek ngado ku shkon Luana Vjollcën.

E gjithë ngjarja është zbardhur që nga momenti, kur fansi i fiksuar pas Luanës i afrohet tek makina dhe nisja e sherrit, raporton BalkanWeb.

Ngjarja

Luana ka qenë quke ecur në rrugën “Teodor Keko” në Unazë të Re me makinën e saj, ndërsa nga pas ka qenë i dashuri Krenar Çoçaj me një makinë “Range Rover”.

Kur kanë qenë pranë një semafori, makinat kanë ngecur në trafik dhe në ato momente Besmir Lila i ka prerë rrugën Luana Vjollcës, duke i shkuar tek xhami i makinës, ku i ka kërkuar që ta hapë dhe të komunikojë me të.

Duke parë ketë situatë, i dashuri i saj, i cili ka qenë në dijeni të përndjekjeve këmba-këmbës prej 3 muajsh të Lilës, nuk ka duruar dot dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të mos e shqetësojë më Luanën.


Por Lila i është përgjigjur me dhunë, duke e grushtuar Çocajn. Në këtë konflikt është përfshirë edhe Luana, e cila ka tentuar të ndajë djemtë.

Në konflikt e sipër, Lila ka tentuar të nxjerrë nga çanta dhe një pistoletë, por fatmirësisht nuk mundi ta përdorte, pasi pak minuta më vonë në zonë ka qenë duke patrulluar Shefi i Krimeve të Komisariatit nr. 6 së bashku me një patrullë, e cila ka ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin e dy djemve në komisariat.

Policia sekuestroi dhe armën pa leje që posedonte Besmir Lila. Pas marrjes në pyetje i dashuri i Luanës u la i lirë, ndërsa Besim Lila u arrestua në flagrancë për “përndjekje dhe armëmbajtje pa leje”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.