POLITIKË

Edi Rama ironizon protestën e opozitës: Në çadër për pica, birrë dhe tallava

19:07 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në mitingun e mbajtur sot me të rinjtë që votojnë për herë të parë më 18 qershor, Edi Rama ka ironizuar përsëri protestën e opozitës. Duke folur përpara të rinjve, kryeministri ka treguar ndryshimin mes partisë Socialiste dhe opozitës.

“Shqipëria që kemi nuk është Shqipëria që duam, por Shqipëria që kishim më përpara është shqipëria që nuk duam. Sepse nuk duam të kthehemi pas, nuk duam të ndalemi, të bëjmë shtet në çdo sektor. “Juve dëgjoni shumë që ju thonë varja mo lale s’ja vlen me u marr me politikë, por me Christianon. Dëgjoni shumë që ju thonë, varja mo lale nuk është muhabet ky, janë të gjithë njësoj.

Nëse do të ishim njësoj pamja e sheshit “Skënderbej”, sot nuk do të ishte kështu, por do të ishte si ishte para se ta rregullonte lali Eri. Do ishte një katund i madh. Nëse do ishim të gjithë njësoj, sot do ishim bashkuar kundër Amerikës, BE-së, do ishim futur të gjithë në çadër, për pica, birra dhe tallava, por nuk jemi të gjithë njësoj” Më tej kreu i PS ka sulmuar kryedemokratin Basha, duke u shprehur se ky i fundit e ka çdo detyrë në PD dhe qeverisje të dhuruar.

“Ka ikur ajo kohë, ashtu siç ka ikur koha kur pushteti i popullit merrej dhuratë, sepse sot kryetari i PD ka një parti që e ka marrë dhuratë, pasi drejtoi për 4 vite bashkinë. Dmth e drejtoi fjala që bie. Por pasi e ktheu bashkinë në konvikt për të fjetur vetë, bashkë me militantët e tij. Bashkinë që nuk fitoi, por e mori dhuratë nga ata që e grabitën për të. Para se të vinte në bashki mori dhuratë Ministrinë e Jashtme, dhe u bëri dhuratë fqinjëve tanë 300 km katrorë det të Shqipërisë.

Pastaj kur ishte në Ministrinë e Brendshme la 4 të vrarë aty ku ka ngritur çadrën. Nuk duhet t’u vini faj që janë ngujuar në çadër, se para se të mendojnë për të ardhmen tuaj, ata mendojnë për të ardhmen e tyre. Por sot të gjithë gjykatësit e prokurorët e korruptuar duhet të përgjigjen para drejtësisë për atë që u kanë bërë shqiptarëve. Ata e kanë frikë drejtësinë, dhe këtë e ka kuptuar çdo peshk në liqenin artificial të drejtësisë së Tiranës. Ndaj ata kanë frikë të ballafaqohen me popullin në zgjedhje”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.