Show-Bizz

FOTO/ Kënga e Linda Halimit shumë e pëlqyer në Hollandë, renditet e 4-ta në “Spotify”

15:09 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Këngëtarja Lindita Halimi muajin e ardhshëm do  prezantojë Shqipërinë në “Eurovision”, me këngën “Botë”.

E ndërsa Linda po përgatitet për performancën e saj në skenën e Eurovizionit, ajo po promovon këngën në shtete të ndryshme. Pak ditë më parë, këngëtarja ishte në Amsterdam, ku interpretoi live këngën e saj.

Ndërkohë, duket se vizita e saj në këtë shtet dhe promovimi i këngës kanë ndikuar shumë, pasi publiku menjëherë ka shprehur interesim për ta dëgjuar atë.

Ka qenë vetë Lindita, ajo e cila ka bërë të ditur përmes një fotoje të publikuar në Instagram Story, se kënga e saj “Botë” është renditur e katërta në listën e këngëve më të dëgjuara në Hollandë, sipas aplikacionit të famshëm “Spotify”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.