Tech

FOTOT/ A pati tension Rama-Meta sot në Kuvend? Pamjet që nuk i kapën kamerat

18:42 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në seancën e sotme parlamentare, Ilir Meta u tërhoqi vëmendjen ministrave që të jenë të pranishëm në sallë kur diskutohen çështje të rëndësishme. Ai qortoi të parin ministrin e Transporteve, Sokol Dervishajn (i cili në fakt ishte në seancë) dhe i kërkoi atij të jepte shpjegime për kërkesat e socialistit Taulant Balla për problemet në rrugën Tiranë-Elbasan.




Pavarësisht se ai moment kaloi me sqarimet përkatëse të Dervishajt, tensioni politik ndihej në ajër gjatë punimeve të Kuvendit. Bojkoti i opozitës, përplasja PS-LSI dhe sfida për zgjedhjen e presidentit të ri vetëm pas 1 jave, ka bërë që edhe marrëdhënia Rama-Meta të reflektojë – të paktën në gjestikulacione – një situatë jonormale politike, pavarësisht se kryeministri tha sot se nuk ka asnjë krizë politike.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.