EKONOMI

Gjashtë programe të reja për kreditë e buta dhe pagesat e qirave, si të përfitoni

12:32 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela MANJANI




 

Këshilli i Ministrave miratoi dje, ligjin e ri për strehimin social. Ndryshimet krahasuar me ligjin e vjetër janë thelbësore dhe parashikojnë dyfishim të programeve të strehimit. Këto programe janë: Programi i banesave sociale me qira; Programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese ose të përmirësimit të kushteve, deri në një ndërtim të ri; Programi i banesave me kosto të ulët; Programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi; Programi për krijimin e strehëve të përkohshme; dhe Programi i banesave të specializuara. Përparësi në përfitimin nga programi i përmirësimit të kushteve ekzistuese si dhe të  përmirësimit deri në ndërtim të ri, kanë familjet/individët, ku mungojnë shërbimet bazë, siç mund të jenë vendbanime ose banesa individuale të komunitetit rom, komunitetit egjiptian, komuniteteve të zonave rurale e të ngjashme me to, të personave me statusin e jetimit, personave me aftësi të kufizuara, familjeve të policëve të rënë në detyrë, prindi i vetëm, të moshuarit dhe viktimat e trafikimit.

Projektligji

Në projektligjin e miratuar dje në Këshillin e Ministrave, trajtohet për herë të parë programi i banesave të specializuara. Janë banesa që adresojnë një nevojë specifike strehimi, ku përfshihen banesat për të moshuarit dhe/ose personat me aftësi të kufizuar, për viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në familje, fëmijët, të cilët janë pa kujdes prindëror ose janë marrë në mbrojtje nga shteti dhe që përgatiten për të kaluar në jetën e pavarur, të miturit nga 14-18 vjeç ose të rinjtë 18-21 vjeç pas lirimit ose kryerjes së programeve që lidhen me drejtësinë penale, si dhe vajzat nëna.

“Gazeta Shqiptare” boton të plota programet për të gjashta kategoritë, kush përfiton dhe çfarë dokumentesh duhet të plotësojnë.

“Të ardhura mesatare”, niveli mesatar i konsumit familjar, sipas nivelit më të ulët territorial të disagregimit të të dhënave nga INSTAT-i, dhe që publikohet në mënyrë periodike. Për efekt të llogaritjes së nivelit të të ardhurave mesatare, familjet grupohen, si më poshtë:

  1. a) Familje me të ardhura mesatare, që janë familjet me të ardhura mujore midis 100 dhe 120 për qind e të ardhurave mesatare;
  2. b) Familje me të ardhura të ulëta, që janë familjet me të ardhura mujore midis 70 dhe 100 për qind e të ardhurave mesatare;
  3. c) Familje me të ardhura shumë të ulëta, që janë familjet me të ardhura mujore më të ulëta se 70 për qind e të ardhurave mesatare;

Parimi i përballueshmërisë së strehimit

  1. Strehimi konsiderohet i përballueshëm nëse familja me të ardhura:
  2. a) mesatare nuk shpenzon më shumë se 30 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatshëm;
  3. b) të ulëta nuk shpenzon më shumë se 20 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatshëm;
  4. c) shumë të ulëta nuk shpenzon më shumë se 15 për qind të të ardhurave të saj mujore për sigurimin e një strehimi të përshtatshëm.

PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT

Llojet e programeve sociale të strehimit

Programet sociale të strehimit përfshijnë:

  1. Programin e banesave sociale me qira (BSQ);
  2. Programin për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;
  3. Programin e banesave me kosto të ulët (BKU);
  4. Programin për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;
  5. Programin për krijimin e banesave të përkohshme;
  6. Programin e banesave të specializuara.

KUSHTET PËR FITIMIN E STATUSIT TË PËRFITUESIT NGA PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT

  1. Sipas këtij ligji, merr statusin e përfituesit nga programet sociale çdo individ që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet e regjistruara në zyrat e gjendjes civile në njësitë e vetëqeverisjes vendore që plotësojnë kushtet e këtij ligji. Përfituesit nga programet sociale duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
  2. a) Nuk kanë në pronësi një banesë ose zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit apo banojnë në banesa jashtë standardeve në fuqi, për të cilat normat e strehimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;
  3. b) Kanë mbetur të pastrehë, si rezultat:
  4. i fatkeqësive natyrore;

ii.i prishjes së objekteve të pakualifikuara si banesë;

iii.i zhvendosjeve për shkak të investimeve publike dhe nga objektet e përjashtuara nga procesi i legalizimeve;

  1. nga zbatimi i akteve administrative dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë.
  2. c) Familjet që kanë një banesë të vjetër, në rrezik shembjeje, ose një banesë që i nënshtrohet një plani rregullues, për shkak të vjetërsisë së saj.
  3. Përfitojnë nga programet e strehimit social të këtij ligji edhe shtetas të huaj, me qëndrim të rregullt në Shqipëri dhe që kanë përfituar nga organet kompetente statusin si “punëtor emigrant” dhe/ose “azilkërkues”.
  4. Përfshihen në pikat 1dhe 2, të këtij neni, vetëm ato individë/familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve në këtë ligj.

Rregulla për aplikimin në programet sociale të strehimit

  1. Përfshirja në programet sociale të strehimit bëhet nëpërmjet aplikimit në zyrën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore të vendbanimit/ vendqëndrimit të aplikantit.
  2. Individi/familja pa të ardhura, me të ardhura shumë të ulëta ose të ulëta, që aplikon, paraqet vetëm kërkesën për programin social të strehimit, sipas formatit të miratuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Njësia e vetëqeverisjes vendore plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, i cili sigurohet me shpenzimet e vetë njësisë së vetëqeverisjes vendore, për këta aplikantë.
  3. Dokumentacioni për të përfituar strehim sipas çdo programi, afatet dhe procedurat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Katëgoritë përfituese

Përzgjedhja e subjekteve dhe familjeve përfituese bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi.

  1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore hartojnë, miratojnë dhe publikojnë sistemin e pikëzimit.
  2. Në përzgjedhjen e subjekteve përfituese, me anë të sistemit të pikëzimit, përfshihen individë/familje, të cilët përmbushin nivelin e të ardhurave të parashikuara sipas çdo programi.

Kriteret e përzgjedhjes së përfituesve

Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përzgjedhjen e individëve/familjeve përfituese, bazohen në kriteret e mëposhtme:

  1. a) Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që:
  2. nuk disponojnë banesë në pronësi;
  3. banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje;

iii.  banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi;

  1. kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
  2. familjet ose individët që humbasin banesën e tyre si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor.
  3. b) Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:
  4. familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat-nëna;
  5. të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore;

iii. familjet me më shumë se katër fëmijë;

  1. bashkëshortët, mosha e përgjithshme e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.
  2. c) Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:
  3. personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave;
  4. individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç;

iii.    familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve;

  1. emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit;
  2. familjet e policëve të rënë në detyrë;
  3. punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH);

vii.    punonjësit e repartit RENEA;

viii.    viktimat e dhunës në familje;

  1. viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
  2. anëtarët e komunitetit rom;
  3. anëtarë të komunitetit egjiptian;

xii.    të miturit në konflikt me ligjin, pas ekzekutimit të dënimit;

xiii.    vajzat nëna;

xiv.    individët nga komuniteti i lesbikeve, gay-ve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT), sipas rezolutës nr.6, datë 7.5.2015, “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”.

Sistemi i pikëzimit dhe procedurat e përzgjedhjes

  1. Sistemi i pikëzimit hartohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, i specifikuar për çdo vit, për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore dhe për çdo program që zbatohet në ato, bazuar në kriteret e përcaktuar në këtë ligj.
  2. Në hartimin e sistemit të pikëzimit duhet të mbahet në konsideratë edhe përzierja e grupeve të ndryshme sociale.
  3. Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore duhet të sigurojë listat e përfituesve brenda një afati 2-mujor, nga data e njoftimit nga ana e subjektit publik ose privat që ofron dhe realizon një nga programet sociale të strehimit, kur ky subjekt nuk është vetë njësia e vetëqeverisjes vendore. Marrëdhënia e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe subjektit që financon projektin përcaktohet me marrëveshje të posaçme.
  4. Hartimi i listës së përfituesve është një proces administrativ, që kryhet nga zyra përgjegjëse ose struktura e ngarkuar nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Lista e përfituesve dhe dokumentacioni përkatës vlerësohet nga komisioni i strehimit dhe miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore.
  5. Komisioni i strehimit ngrihet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe ka në përbërje përfaqësues të komuniteve të interesuara.
  6. Përbërja, funksionimi dhe kompetencat e komisionit të strehimit përcaktohen me akt të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

PROGRAMI i BANESAVE SOCIALE ME QIRA

  1. Programi i banesave sociale me qira është programi me anë të të cilit jepen me qira banesat në pronësi publike, nga fondi publik i banesave sociale, si dhe banesat që janë dhe mbeten në pronësi të subjekteve private, por që vihen në dispozicion të programit të banesave sociale me qira, me pëlqimin e pronarit privat.
  2. Banesat sociale me qira përfshijnë:
  3. a) banesat sociale që ndërtohen ose blihen nga tregu i lirë, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore apo persona juridikë privatë, me qëllim që të jepen me kontratë qiraje sociale;
  4. b) banesat ekzistuese në treg, në pronësi të personave fizikë ose juridikë, të cilat ofrohen si banesa sociale që jepen me qira, që subvencionohen dhe të vlerësuara nga organet e njësisë së vetëqeverisjes vendore ose nga persona juridikë privatë, si banesa që përmbushin të gjitha kushtet teknike dhe normat e strehimit;
  5. c) objektet e dala jashtë funksionit, si rezultat i mbylljes së një veprimtarie, të cilat kanë kaluar në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore dhe, në përputhje me planin e përgjithshëm vendor, janë miratuar për t’u kaluar në fond banesash sociale me qira, që subvencionohen.

Përcaktimi i kufijve të të ardhurave të individëve/familjeve që përfitojnë nga banesat sociale me qira

  1. Nga fondi i banesave sociale me qira, jo më pak se 80 për qind e familjeve që përzgjidhen të trajtohen në banesa sociale me qira duhet të kenë të ardhura nga 0 deri 100 për qind të të ardhurave mesatare familjare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse.
  2. Pjesa tjetër, jo më shumë se 20 për qind e familjeve, mund të përzgjidhet brenda intervalit 100-120 për qind të nivelit të të ardhurave mesatare.

Pronësia e banesave sociale me qira

  1. Banesat sociale me qira regjistrohen në pronësi të subjektit që e ka financuar.
  2. Kur banesat sociale me qira financohen pjesërisht ose tërësisht nga buxheti i shtetit, ato regjistrohen në zyrën vendore të regjistrimit të pronave, në emër të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe me barrë hipotekore.

Lidhja e kontratës së qirasë

  1. Kontrata e qirasë lidhet ndërmjet pronarit ose përfaqësuesit të autorizuar prej tij dhe, sipas rastit, individit përfitues ose, në rastin e familjeve, prej bashkëshortëve ose bashkëjetuesve, në bazë të dispozitave të Kodit Civil.
  2. Kontrata e qirasë lidhet me të drejtë rinovimi çdo vit, bazuar në dokumentimin zyrtar që vërteton të ardhurat e çdo individi të familjes.
  3. Vërtetimi i të ardhurave, sipas rastit, merret nga qendra e punës ose personi juridik apo fizik që e ka punësuar, ose zyra përkatëse e ndihmës sociale pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore, apo Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në rastin e individëve pa të ardhura apo me të ardhura të ulëta, shpenzimet për lidhjen e kontratës së qirasë përballohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore.
  4. Kryefamiljari, nëpërmjet një deklarate noteriale, vërteton edhe të ardhurat e tjera të familjes. Hyjnë në të ardhura të tjera të familjes të ardhurat nga dypunësimi, emigracioni, pasuritë ose të ardhurat nga trashëgimia.
  5. Nëse familja siguron një banesë tjetër, kryefamiljari detyrohet të bëjë njoftimin e menjëhershëm pranë entit menaxhues, nga i cili ka përfituar banesën me kontratë qiraje sociale. Afati i njoftimit për lirimin e banesës përcaktohet në dispozitat e kontratës.

Përcaktimi i qirasë

  1. Kur banesat sociale me qira financohen nga buxheti i shtetit ose buxheti i njësive të vetëqeverisjes vendore, ose kombinimi i të dyjave, masa e qirasë, e shprehur në lekë/m2 sipërfaqe ndërtimi llogaritet nga struktura përkatëse në njësinë e vetëqeverisjes vendore, brenda kufirit të përcaktuar në pikën 2, të këtij neni.
  2. Masa e qirasë miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, sipas metodikës për llogaritjen, që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
  3. Masa e qirasë vjetore nuk duhet të jetë më e madhe se 3 për qind e kostos së ndërtimit të banesës nga institucionet shtetërore, për banesat e reja, ose 3 për qind e vlerës së banesës të blerë në treg, përveç rastit të përcaktuar në pikën 5, të këtij neni.
  4. Për objektet e dala jashtë funksionimit dhe ato të kthyera në fond banesash sociale me qira, sipas përcaktimit të shkronjës “c”, të pikës 3, të nenit 17, të këtij ligji, masa e qirasë përcaktohet nga këshillat e njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 2, të këtij neni, bazuar në vlerën kapitale të transferuar dhe kostot e ndërhyrjes për përshtatjen e tyre.
  5. Kur banesat sociale me qira financohen sipas përcaktimeve në shkronjat “b” e “c”, të nenit 72, masa e qirasë përcaktohet nga subjektet që e kanë financuar dhe njësia e vetëqeverisjes vendore dhe miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore ku zbatohet projekti.
  6. Masa e qirasë, e shprehur në lekë për metër katror, duhet të mbulojë kostot për administrim, mirëmbajtje, kosto operacionale dhe kosto të investimit ose të shlyerjes së borxhit. Niveli i qirasë sociale nuk duhet të jetë më i lartë se niveli mesatar i qirasë në tregun e lirë.
  7. Këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore miraton rregulloren për shfrytëzimin e banesave sociale me qira nga qiramarrësit, ku përcaktohen me hollësi të drejtat dhe detyrat e qiramarrësit dhe të entit menaxhues.

Zgjidhja e kontratës së qirasë nga qiradhënësi para afatit

  1. Kontrata e qiramarrjes zgjidhet nga qiradhënësi, në mënyrë të njëanshme, para përfundimit të afatit të kontratës, nëse:
  2. a) qiramarrësi bën deklarim të rremë për të ardhurat;
  3. b) qiramarrësi ka përfituar një banesë tjetër;
  4. c) qiramarrësi ia ka lënë me qira një të treti;

ç) qiramarrësi, pa arsye të justifikuara, nuk ka paguar qiranë për 3 muaj rresht;

  1. d) të ardhurat e qiramarrësit tejkalojnë ato të përcaktuara në pikën 1, të nenit 20, të këtij ligji.
  2. Qiradhënësi duhet të njoftojë me shkrim qiramarrësin para zgjidhjes së kontratës, sipas kushteve dhe në adresën e përcaktuar në kontratën e qirasë.
  3. Pas zgjidhjes së kontratës, qiramarrësi është i detyruar të bëjë lirimin e banesës dhe t’ia dorëzojë pronarit në gjendjen dhe me inventarin që e ka marrë në dorëzim.
  4. Në rast se qiramarrësi nuk përmbush detyrimet sipas shkronjës “ç”, pikës 1, të këtij neni, për arsye të justifikuara, të tilla si sëmundje e rëndë e papritur, që bëhet shkak për rritjen e shpenzimeve, papunësi e papritur ose humbja e një pjesëtari të familjes, që siguronte të ardhurat, dhe këto arsye nuk ndryshojnë me kalimin e tre muajve, qiramarrësi kalon në një nga programet e tjera sociale. Detyrimet e tij të pashlyera për tre muajt e fundit mbulohen nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

SUBVENCIONi i QIRAsë

  1. Subvencioni paguhet drejtpërdrejt në llogari të pronarit, ndërsa qiramarrësi përfiton vetëm të drejtën për të përdorur banesën me qira. Kur është e nevojshme, subvencionimi i qirasë mund të bëhet edhe nga pushteti qendror. Mënyra e financimit të subvencionit, e monitorimit dhe bashkëpunimit rregullohet sipas pikës 3, të nenit 36, të këtij ligji.
  2. Aplikimi i individit/familjes për të përfituar nga subvencionimi i qirasë do të bëhet pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore. Lista e përfituesve për subvencionimin e qirasë miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore ku ndërtohet banesa. Kur subvencionimi i qirasë financohet pjesërisht ose plotësisht nga qeverisja qendrore, lista e përfituesve, e miratuar nga bashkia, i përcillet ministrisë përgjegjëse për zhvillimin urban, e shoqëruar, me kërkesën për financim.
  3. Përparësi në subvencionimin e qirasë kanë këto kategori:
  4. a) Individët me statusin e jetimit;
  5. b) Personat me aftësi të kufizuara;
  6. c) Të moshuarit;

ç) Invalidët e punës;

  1. d) Familjet e policëve të rënë në detyrë;
  2. dh) Emigrantët e rikthyer;
  3. e) Punëtori emigrant;

ë)  Azilkërkuesit;

  1. f) Familjet e komunitetit rom;
  2. g) Familjet e komunitetit egjiptian;
  3. gj) Viktimat e dhunës në familje;
  4. h) Viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
  5. i) Prindërit e vetëm, që kanë në ngarkim fëmijë;
  6. j) Individët nga komuniteti i LGBT-ve, në nevojë për strehim;
  7. k) Të miturit, 14-18 vjeç, dhe të rinjtë, 18-21 vjeç, në konflikt me ligjin, kur dalin në lirim pas kryerjes së dënimit, kur kanë nevojë për banesë, sepse duhet të jetojnë larg familjeve, për shkak të rehabilitimit të tyre më të mirë në shoqëri;
  8. l) Vajzat-nëna, pas daljes nga programi i banesave sociale të specializuara.

Përcaktimi i vlerës së subvencionit të qirasë në tregun e lirë

  1. Vlera e subvencionit të qirasë mund të jetë deri në 100 për qind e vlerës së qirasë mesatare të banesave në tregun e lirë, për njësinë e vetëqeverisjes vendore ku jepet ky subvencion. Vlera maksimale e subvencionit të qirasë përcaktohet çdo vit, bazuar në të dhënat e vitit të mëparshëm, dhe miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
  2. Pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionimit të qirasë nuk duhet t’i kalojë 30 për qind të të ardhurave të familjes.
  3. Mënyra e llogaritjes së vlerës së subvencionimit të qirasë përcaktohet sipas pikes 2, të nenit 38.

PROGRAMI  PËR PËRSHTATJEN E PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE TË OBJEKTEVE DHE BANESAVE

  1. Objektet dhe banesat që trajtohen nga programi i përmirësimit të kushteve ose i përmirësimit të kushteve deri në ndërtim të ri, janë:
  2. a) objektet/banesat në rrezik shembjeje;
  3. b) objektet/banesat e amortizuara, që kanë nevojë për ndërhyrje dhe përmirësime të domosdoshme.
  4. Administrimi i kërkesave dhe identifikimi i ndërhyrjeve për përmirësimin e kushteve të objekteve/banesave ekzistuese duhet të bëhet nga struktura përkatëse e njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Përfituesit nga programi i përmirësimit të kushteve të banimit

  1. Nga programi i përmirësimit të kushteve të banimit si dhe përmirësimit deri në ndërtim të ri përfitojnë familjet/individët, të cilave u mungon një strehim i përshtatshëm.
  2. Përparësi në trajtimin me këtë program kanë:
  3. a) personat me aftësi të kufizuara;
  4. b) individët me statusin e jetimit;
  5. c) familjet e policëve të rënë në detyrë;

ç) të moshuarit;

  1. d) komuniteti rom;
  2. dh) komuniteti egjiptian;
  3. e) komunitetet e zonave rurale;

ë) prindërit e vetëm;

  1. f) viktimat e trafikimit dhe të dhunës.

PËRFITUESIT NGA PROGRAMI I  BANESA ME KOSTO TË ULËT

  1. Familjet që përfitojnë nga programi i banesa me kosto të ulët janë familjet:
  2. a) të cilat, në kohën e paraqitjes së kërkesës pranë strukturës përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore vërtetojnë se nuk kanë banesë ose nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore;
  3. b) të cilat zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;
  4. c) e zhvendosura nga banesat, sipas parashikimeve në këtë ligj.
  5. Kur përfitues është një familje që ka siguruar banesë nëpërmjet programeve sociale, nga procesi i privatizimit ose nëpërmjet blerjes në tregun e lirë, dhe sipërfaqja e banimit është nën normat e strehimit, bëhet shkëmbimi i banesës nën normë për të marrë një banesë në normat e nevojshme të strehimit, duke u llogaritur diferenca ndërmjet vlerës së banesës ekzistuese me vlerën e banesës me kosto të ulët që merr. Banesa ekzistuese nën normë bëhet pjesë e fondit publik të banesave dhe vihet në dispozicion të programit të banesave me kosto të ulët.
  6. Mënyra e llogaritjes së sipërfaqes së banimit si edhe procedura e shkëmbimit të banesës me kosto të ulët, sipas shkonjës “b”, të pikës 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
  7. Administrimi i kërkesave për këto banesa bëhet nga strukturat përkatëse të njësive të vetëqeverisjes vendore.

FAMILJET PËRFITUESE TË BKU-SË

  1. Përzgjidhet për t’u trajtuar me banesë me kosto të ulët familja me të ardhura mesatare mujore, të përcaktuara për çdo bashki.
  2. Kur banesa me kosto të ulët sigurohet nëpërmjet një kredie hipotekore nga bankat e nivelit të dytë, interesat subvencionohen në masën e përcaktuar në marrëveshje, nga buxheti i shtetit ose nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  3. Pushteti vendor, në përllogaritjen e vlerës së të ardhurave, mban në konsideratë:
  4. a) vlerat mesatare të shitblerjes së banesave në treg për çdo bashki, të miratuara me udhëzim të përvitshëm të Këshillit të Minstrave për koston mesatare;
  5. b) normat e strehimit.
  6. Në rastin e kreditimit, pagesa e kësteve të kredisë përllogaritet duke u bazuar në:
  7. a) kushtet e kreditimit nga bankat, të përcaktuara në marrëveshje ndërmjet institucionit financiar dhe pushtetit qendror ose vendor;
  8. b) treguesin e aftësisë paguese.

PROGRAMI I STREHAVE TË PËRKOHSHME

  1. Strehat e përkohshme janë objekte ose pajisje që montohen dhe çmontohen lehtë dhe që shërbejnë për strehim të përkohshëm. Me strehim të përkohshëm kuptohet strehimi për një afat deri në dy vjet. Menjëherë me strehimin në strehat e përkohshme, përfituesit e këtij programi duhet të aplikojnë në programet e tjera sociale të strehimit.
  2. Strehat e përkohshme mund të shërbejnë për strehimin e:
  3. a) refugjatëve;
  4. b) individëve që zhvendosen nga vendbanimi për shkak të fatkeqësive natyrore a njerëzore;
  5. c) individëve që zhvendosen nga vendbanimi për shkak të investimeve publike ose private dhe nuk përfitojnë kompensim;

ç)  emigrantëve të rikthyer;

  1. d) Personave të pastrehë, që banojnë në mjedise që nuk klasifikohen si vende për banim.

Kushtet që duhet të plotësojnë strehat e përkohshme

  1. Strehat e përkohshme vendosen në vende të përshtatshme, të pastra e të sigurta nga përmbytjet dhe rreziqe të tjera.
  2. Strehat e përkohshme sigurojnë mbrojtjen e duhur nga bora, shiu, era e dielli. Zonat në të cilat instalohen strehat e përkohshme duhet të jenë të pajisura me infrastrukturën e nevojshme, tualete dhe dushe.
  3. Kushtet e tjera që duhet të plotësojnë strehat e përkohshme përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për zhvillimin urban.

Programi i banesave tË specializuara

  1. Banesat e specializuara janë banesat në të cilat njësitë e vetëqeverisjes vendore adresojnë një nevojë specifike strehimi, në të cilat përfshihen banesat për:
  2. a) të moshuarit dhe/ose personat me aftësi të kufizuara;
  3. b) viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
  4. c) viktimat e dhunës në familje;

ç) fëmijët, të cilët janë pa kujdes prindëror ose janë marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore dhe që përgatiten për të kaluar në jetën e pavarur, të miturit, nga 14-18 vjeç, ose të rinjtë, nga 18-21 vjeç, pas lirimit ose kryerjes së programeve që lidhen me drejtësinë penale;

  1. d) vajzat nëna.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Përshëndetje,
    Duke kërkuar për një kredi të mirëfilltë ?, a keni nevojë për para për të filluar një biznes apo për të përmirësuar financat tuaja, a jeni refuzuar nga bankat apo institucionet e tjera financiare. Kërkoni më shumë, znj. Ivana Majdandzic, një huadhënës privat i huasë është këtu për t’i bërë të gjitha problemet tuaja financiare një gjë të së kaluarës. Unë jam një huadhënës i besueshëm, i besueshëm dhe transparent i cili ofron të gjitha llojet e kredive në çdo shumë me një normë interesi të ulët dhe të përballueshëm prej 2% dhe unë do të jem i lumtur dhe i gatshëm t’ju ofroj një hua sot për më shumë informata na kontaktoni përmes Email në {[email protected]}.
    Faleminderit.

    Përgjigju ↓