EKONOMI

Ish-të përndjekurit/ Emrat e përfituesve që duhet të dorëzojnë certifikatë e numër llogarie

12:42 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-të dënuarit politikë që janë gjallë dhe s’kanë marrë ende këstin e shtatë, duhet të plotësojnë dokumentet. Ministria e Financave publikon listën me 17 ish-të dënuar politikë të regjimit komunist, të cilët nuk kanë marrë ende këstin e shtatë. Përfituesit kanë mungesë dokumentacioni në dosje dhe për të marrë këstin e dëmshpërblimit duhet të dorëzojnë sa më parë dokumentet. Mungesat janë: certifikata personale e tre muajve të fundit, numri i llogarisë bankare, ose prokura e parinovuar. Ministria e Financave bën të ditur se përftuesit duhet të dorëzojnë sa më parë dokumentet në rrugë postare ose pranë zyrave të ministrisë, me qëllim që të marrin këstin e shtatë, për të proceduar më pas për këstin e tetë dhe të fundit. Ligji për ish-të përndjekurit politikë u jep përparësi në pagesa ish-të dënuarve politikë që janë gjallë dhe mbi 75 vjeç.




PAGESAT

Ministria e Financave bën të ditur se përgjatë 8 viteve të qeverisjes së shkuar, nga miratimi i ligjit në vitin 2007 deri në 2013-ën janë paguar rreth 13.000 dosje, me një shumë rreth 10 miliardë lekë. Me këtë shumë është paguar kësti i parë dhe një pjesë e këstit të dytë për përfituesit apo për ish-të dënuarit të cilët janë gjallë. Ndërkohë, gjatë vitit 2014 Ministria e Financave, në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Ministrinë e Drejtësisë, pas disa ndryshimeve të rëndësishme ligjore, i ndau në dy kategori ish-të përndjekurit politikë. Për vitet 2015 dhe 2016 fondi i vënë në dispozicion të dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve ishte nga 2 miliardë lekë për secilin vit. Kategoria e parë u cilësua si kategoria parësore. Në këtë kategori u vlerësuan “gra, ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës”. Në vijim, në kategorinë e dytë me prioritet, u vlerësuan “persona ish-të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë”, në kategorinë e tretë me prioritet, “persona ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë nga sëmundje të rënda”, në kategorinë e katërt me prioritet, “persona ish-të dënuar, që janë gjallë, të cilët pavarësisht moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç”, në kategorinë e pestë me prioritet, “persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”, si dhe në kategorinë e gjashtë me prioritet, “persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”. Ky ndryshim në ligj ndodhi për t’u ardhur në ndihmë ish-të dënuarve që jetojnë dhe që ata ta marrin dëmshpërblimin e tyre në një kohë më të shkurtër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.