POLITIKË

Kërkesa e Gramoz Ruçit, Kuvendi vendos: Presidentin e ri do ta votojmë më 19 prill

18:45 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, u mblodh sot Konferenca e Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes së Presidentit të Republikës, e kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. (lexo letrën)

Me dakordësinë e Konferencës u vendos fillimi i procedures parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe u caktua raundi i parë i zhvillimit të votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, më datë 19 prill, ora 18:00.

Që nga ky moment, në zbatim të nenit 87 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë.

Në mënyrë më të hollësishme, neni 87 i Kushtetutës dhe neni 109 i Rregullores së Kuvendit, parashikojnë rregullat mbi procedurën e zhvillimit të raundeve të votimit si edhe shumicën e kërkuar në secilin prej raundeve.

Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate. Votimi quhet i kryer edhe kur në Kuvend nuk paraqitet asnjë kandidaturë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.